Fokus/Drama e Edvinit per shkak te permbytjes se kauzes se kutive
Ne nje situate teper te veshtire per qytetaret e Shkodres te cilet pak dite me pare e deri me tani po perjetojne nje situate tragjike per shkak te permbytjeve masive qe kane perfshire vendin si rezultat i shirave permanente qe kane pllakosur vendin dhe rritjes se nivelit te hidrocentraleve dhe te liqenit te Shkodres kryetari i opozites Edvin Kristaq Rama ne vend qe tu vije ne ndihme dhe te tregoje humanizmin e tij per te gjithe keta njerez qe po kalojne kete situate teper te veshtire e madje tragjike hedh vallen duke dale si palaco perpara mediave dhe duke neperkembur qeverine Berisha e cila po ben gjithcka per ti ardhur ne ndihme qytetareve te zonave te permbytura te Nenshkodres.
Kryeministri Berisha ka vene ne levizje te gjithe qeverine e tij i eshte gjendur prane banoreve te zonave te permbytura duke qene vete prezent ne keto zona se bashku me te gjithe deputetet e partise demokratike te cilet te gjithe se ashku kane marre te gjitha masat e duhura per zgjidhjen sa me pare te kesaj situate teper te renduar. Nderkohe qe e gjithe qeveria eshte vene ne levizje eshte ngritur ne kembe shtabi i emergjencave dhe mijera punonjes te tjere jane non stop per tu gjendur prane banoreve dhe per tu dhene ndihmen e duhur per te bere evakuimin e cdo banori nga keto zona te bie ne sy hipokrizia dhe qetesia e kreut te opozites karakteristike kjo vetem e nje njeriu i cili nuk ka ndjenjen me humane me njerezore nuk preokupohet aspak per gjendjen e ketyre banoreve. Nderkohe qe vendi ka nevoje per zgjidhjen e kesaj situate te renduar Rama me cinizmin e tij nuk ben asgje tjeter vecse largon nga vetja edhe ata pak perkrahes te Partise Socialiste pasi me sjelljen e tij mbjell te njerezit vetem urrejtje ndaj vete personazhit Edvin Kristaq Rama. Si eshte e mundur qe kryetari i opozites vete Edi Rama te shfrytezoje kete katastrofe natyrore te banoreve te zones se Nenshkodres per te dale ne publik e per te folur dokrra qe nuk i interesojne askujt aq me teper ne kete situate ku e gjithe Shqiperia ka kthyer vemendjen te kjo ngjarje e rende qe ka prekur qytetin e Shkodres dhe madje cdo qytetar po i vjen ne ndihme ketyre banoreve... Si eshte e mundur qe Rama nuk i hap syte por vazhdon ende te jete ne gjumin letargjik dhe te luaje rolin me te shemtuar qe mund te beje nje njeri por kete rol smund ta luaje askush tjeter pervese kreut te opozites shqiptare kreut te deshtuar te socialisteve Edi Rama.
Ai nuk qan hallin e banoreve te permbytur por qan hallin e tij se kur do te vije ajo dite qe do ti vjedhe pushtetin kryeministrit Berisha gje qe Edvini e di fare mire ndaj dhe ka frike e ben te heshturin se ajo dite te cilen ai e enderron te jete ne pushtet do te jete ndoshta shume e larget dhe mbase sdo ekzistoje fare. Kesaj i trembet Rama ndaj sulmon vazhdimisht kreun e qeverise Sali Berishen.
Rama akuzoi dje Berishen se kryeministri ben premtime por si mban ato nderkohe qe vete Rama i cili zoteron dy poste edhe kryetar i opozites edhe dhe kryebashkiak i Tiranes nuk ka bere asgje per qytetaret e Tiranes nuk ka bere asgje per popullin shqiptar per te cilen te permendet dhe te nderohet.
Rama perpara se te beje analizen per kryeministrin Berisha duhet te beje nje analize te vetvetes.
cka bere Rama per qytetaret e Tiranes cka bere Rama per qytetaret e Shqiperise
Gjate daljes se tij diten e djeshme perpara mediave Rama akuzoi Berishen si fajtorin kryesor te permbytjeve ne Shkoder por si mund ta beje kete nje njeri aq me teper qe ka edhe detyrime morale ndaj qytetareve te ketij vendi. eshte faji i Sali Berishes dhe eshte konkretisht faji i Sali Berishes dhe i qeverise se tij te votave te vjedhura dhe te kutive te mbyllura e per kete mjaft ti referohemi disa fakteve keto ishin fjalet e Rames permes te cilave ne kuptojme deshperimin e tij se ai nuk shqetesohet aspak per gjendjen e renduar te banoreve te Shkodres por shqetesohet dhe vazhdon te shqetesohet per fatin e tij e cila sic duket eshte i lidhur ngushte me fatin e fleteve te votimit.
Nuk mjafton aspak ta quajme turp te madh sjelljen e Rames por eshte dicka antinjerezore te mos besh asgje por te hedhesh vallen nderkohe qe me qindra banore te zonave te permbytura kane nevoje per ndihme ai vazhdon me cinizmin e tij.
Rama akuzon per kete situate te krijuar ne qytetin e Shkodres duke mos e marre fare ne konsiderate kete fatkeqesi natyrore por duke ia ngarkuar kete pergjegjesi serish qeverise nderkohe qe vete nuk mundi qe brenda nje dite te zhbllokonte trafikun qe u krijua ne Tirane.
Serish ishte qeveria se bashku me kryeministrin Berisha qe sollen normalizimin e kesaj gjendjeje te krijuar ne kryeqytet.
Imagjinoni pak sikur Rama te perballet me situata te tilla ai nuk do munde dot ti jape zgjidhje atyre sepse nuk eshte ne gjendje te zgjidhe situata te tilla por puna e tij eshte vetem te hedhe akuza ndaj qeverise pasi sipas tij e ka ajo fajin per gjithcka qe ndodh.
Ai smund te bej asgje tjeter vecse te flase pa fund e te mos beje dot asgje por thjesht te mbese ne pusin ku eshte fundosur prej te cilit spo del dot.