E Shtunë, 31 Tetor 2026

Epiqendra e qeverisjes zhvendoset ne Shkoder ekzekutivi merr sovranitet per operacionet e evakuimeve

03-12-2010 / Gazeta 55

Mblidhet ne Shkoder Shtabi i Emergjences i cili e perqendron aksionin tek mbrojtja e jeteve dhe kompensimi i demeve. 2 helikoptere si dhe dhjetera kamione te Ministrise se Mbrojtjes monitorojne zonen e permbytjes ne Shkoder. Specialistet e Hidro-metereologjise Prishja e ekuilibrave te stines shkak per permbytje ne Shqiperi dhe ne mbare boten

Kryeministri Sali Berisha ishte dje qe prej oreve te para te mengjesit ne Shkoder per te ndjekur nga afer situaten ne zonat e permbytura si pasoje e vazhdimit te reshjeve te shumta te shiut dhe prurjeve te medha te lumenjve.
Fillimisht kryeministri drejtoi mbledhjen e Shtabit te Emergjences i vendosur ne prefekturen e Shkodres ku u analizua ne detaje situata ne zonat e permbytura gjendja ne kaskaden e lumit e Drin perqendrimi total me te gjitha mjetet dhe kapacitetet i institucioneve dhe strukturave te shtetit dhe masat e ndermarra per perballimin e kesaj situate.
Kryeministri Berisha tha se zhvillimet kane qene te rrufeshme dhe gjate dites se djeshme ka pasur shtim te madh te ujerave si pasoje e prurjeve shume te medha te lumenjve te Alpeve deri ne 1800 m3/sekonde por edhe rritjes se prurjeve ne liqenet e kaskades se Drinit qe ka detyruar rritjen e shkarkimeve nga kaskada deri ne 2400 m3/sekonde.
Zhvillimet kane qene te rrufeshme dhe gjate dites se djeshme ka pasur shtim te madh te ujerave ne te gjitha anet. Nga ora 2 e mengjesit ne kaskaden e Drinit jane derdhur ne liqenet e Fierzes Komanit e Vaut te Dejes mbi 4400 m3/sekonde. Kjo ka detyruar qe te rriten shkarkimet natyrisht jo ne sasine qe duheshin shkarkuar. Jemi perpjekur per shkak te nates dhe KESH-i ka bere te pamunduren qe ti moderoje shkarkimet ndonese kane qene shume te medha. Jane shkarkuar 2900 m3/sekonde por nevoja ka qene se paku per 3500 m3/ne sekonde shkarkime. Kjo situate ka bere qe ujerat te rriten me shpejtesi ne nje siperfaqe qe shtrihet nga Guri i Zi ne Velipoje. Ka nje emergjence totale dhe eshte shtrire pernjeheresh. Ndaj kryefjala e te gjithe perpjekjes sone duhet te jete evakuim evakuim evakuim u shpreh kryeministri.
Berisha theksoi se ndodhemi para nje situate emergjence jo afatshkurter per shkak edhe te parashikimeve jo optimiste te kushteve atmosferike ne ditet ne vazhdim. Kryeministri kerkoi qe perpjekjet te perqendrohen maksimalisht ne evakuimin e banoreve nga zonat e permbytura dhe ato ne rrezik permbytjeje duke angazhuar te gjitha mjeteve e ushtrise dhe policise dhe ne rast nevoje marrjen me qira te mjeteve shtese nga kompani private qe disponojne mjete transporti.
eshte e domosdoshme te krijohen mundesi te medha strehimi si konviktet e universiteteve te zbrazen te prenotohen hotelet dhe cdo kapacitet tjeter strehues ne qytet dhe cdo kapacitet strehues ne komunat perreth shkollat aty ku mund te perdoren dhe kampingje aty ku mund te ngrihen. Parashikimet e motit jane per nje mot te tille edhe per jo pak dite te tjera. Ndaj duhet te bejme cdo gje per te evakuuar banoret. Kryetari i komunes se Dajcit me kerkon te ngrihet nje kamping ne Pentar dhe ushtria duhet te procedoje me shpejtesi per te ngritur kampingun aty nje lagje qe nuk permbytet. Nderkohe paralel me kete duhet te behen te gjitha perpjekjet per evakuimin e njerezve. Te behet racionalizimi i mjeteve ekzistuese. Ushtria ka sjelle ketu te gjitha mjetet e transportit policia gjithashtu te merren me qira edhe nga kompani private te cilat disponojne mjete transporti. Jane sjelle rreth 30 varka. Te shohim se cfare kapacitetesh lundruese mund te sigurojme. Organizimi do te jete i njejte me organizimin e vitit te shkuar cka do te thote cdo minister do te jete ne krye te shtabit te komunes deklaroi kryeministri.

Berisha inspekton situaten ne disa nga zonat e permbytura
Kreu i ekzekutivit Sali Berisha inspektoi situaten ne disa nga zonat e permbytura problematike si pasoje e vazhdimit te reshjeve te shumta te shiut dhe prurjeve te medha te lumenjve.
Kryeministri u ndal ne lagjen Xhabije ne hyrje te qytetit te Shkodres ne fshatin Kuc te komunes Guri i Zi ne Uren e Spatharit si dhe ne Mali i Jushit ne komunen Bushat. Gjate inspektimit ne lagjen Xhabije te qytetit te Shkodres Kryeministri Berisha tha se megjithese po behen perpjekje te medha per ti zvogeluar permbytjet nuk perjashtohen.
Situata ne Shkoder nuk eshte e mire tha kryeministri.
Kryeministri Berisha njoftoi se situata po koordinohet edhe me Malin e Zi ku edhe atje ka zona te tera te permbytura per nderhyrje te perbashket anes Bunes. Ne Shkoder ndodhet aktualisht edhe zevendes ministri i Malit te Zi. Kam urdheruar ministrin e Financave te ndryshoje buxhetin dhe te filloje projekti i thellimit te Bunes i cili eshte nje projekt nder me te kushtueshmit por i domosdoshem dhe duhet te filloje. Permbytjet kane qene te shumta ne Shkoder per shkak te reshjeve te medha dhe ky eshte viti i reshjeve te medha. Nese nuk eshte permbytur me pare nuk do te thote se nuk ka pasur apo se sot mungon infrastruktura perkundrazi nga vjet deri sivjet jane bere nje seri investimesh por kete situate nuk e perballon dot. Thellimi i Bunes do te shtoje rrjedhjen ne Bune me 30 per qind por thellimi me i madh do ta gjymtonte Shkodren per shkak te liqenit. Pra eshte nje ekuiliber ekologjik i cili duhet te ruhet. Digat jane nje mbrojtje e madhe e Shkodres. Imagjinoni cdo te ndodhte me Shkodren nese nuk do te ishin digat dhe nga Alpet te vinin me mijera meter kub uje drejt ultesires tha Kryeministri.
Kreu i qeverise drejtoi apelin se evakuimi eshte i nevojshem duke siguruar se qytetaret do te kene mbeshtetjen e plote te qeverise dhe pushtetit vendor. Ju i shihni lajmet dhe ne nje pjese te Evropes ka jo pak viktima per shkak te motit te keq ndersa fatmiresisht tek ne nuk ka viktima theksoi kryeministri.
Kryeministri Berisha inspektoi me pas situaten ne fshatin Kuc te komunes Guri i Zi. Pasi u njoh me situaten dhe masat e marra Kryeministri pergezoi kryetarin e komunes Broz Marku prefektin dhe kryetarin e qarkut te Shkodres qe si edhe kryetari i bashkise se Shkodres dhe kryetaret e komunave te tjera me perkushtim te madh po perballen me nje situate te rende. Kryeministri garantoi se qeveria do ti mbeshtese me te gjitha mjetet per ta kapercyer kete situate me pasojat me te vogla.
Rendesi kryesore u shpreh Kryeministri eshte qe te mos keni asnje humbje ne jete njerezore dhe duhet te bejme evakuim te familjeve. Te mos harrojme se jane vende shume me te fuqishme se ne qe ne kete mot te madh kane jo pak viktima. Ndaj duhet te bejme evakuimin e popullates dhe me pas te gjese se gjalle tha kryeministri Berisha. Kreu i ekzekutivit vuri ne dukjes e tha se qeveria do te jete prane qytetareve per rivitalizimin dhe rikompensimin e te gjitha demeve te shkaktuara. Ne komunen tuaj ju keni paraqitur nje liste projektesh qe te gjitha jane te miratuara dhe jane ne buxhetin e ketij viti. Jane 5 projekte ujesjelles shkolla e rruge te cilat do te jene ne buxhetin e ardhshem u shpreh Kryeministri.
Ne vijim Berisha u ndal ne komunen Bushat. Kryeministri siguroi kryetarin e komunes dhe banoret se do te kene te gjithe mbeshtetjen dhe mjetet e nevojshme per evakuimin e tyre. Ne rast se do te jete e nevojshme per transportimin e te semureve do te aktivizohen edhe helikoptere.

Harta e permbytjeve
Gur i Zi - Velipoje 10 mije hektare
1 mije e 544 shtepi te rrethuara nga uji
744 shtepi te permbytura

Akse te bllokuara
Shkoder ndash Tirane
Shkoder - Dajc

Porosite ekzekutive te kryeministrit Berisha per nje perballim eficent te situates

- Te krijohen dhe shfrytezohen te gjitha mundesite per strehim duke vene ne dispozicion konviktet e universiteteve reparte ushtarake te prenotohen hotele dhe cdo kapacitet tjeter strehues ne qytetin e Shkodres dhe cdo kapacitet strehues ne komuna ngritjen e kampingjeve ne siperfaqet qe nuk preken nga permbytjet.
- Te behen pergatitjet per evakuim me te madh edhe ne qytet.
- Te mbyllen shkollat ne te gjitha zonat dhe aty ku eshte e mundur te shnderrohen ne vendstrehime per qytetaret.
- Te sigurohet furnizimi i vazhdueshem me ushqim ilace dhe veshmbathje.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›