E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrat do te kene pergjegjesi te plote per operacionet e evakuimit te banoreve

03-12-2010 / Gazeta 55

Kreu i qeverise percaktoi qarte te gjitha hallkat qe do te ndiqen per kapercimin e situates problematike

Perkeqesimi i situates nga permbytjet ne Shkoder ka bere qe kryeministri Sali Berisha ta shperngule qeverine e tij ne kete qytet. Ministrat tashme do te jene ata qe do te drejtojne shtabet e emergjencave te cdo komune. Ne fjalen e tij kreu i qeverise eshte shprehur se situata ne qarkun e Shkodres eshte emergjente. Ai ka ndare detyrat per cdo anetar te kabinetit te tij. Berisha tha se ne shtabin qendror do te jete zevendeskryeministri Ilir Meta. Ne krye te shtabit ne komunen Dajc do te jete ministri i Brendshem Lulzim Basha. Ne komunen Bushat ministri i Puneve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi. Ne komunen Velipoje ministri i Mbrojtjes Arben Imami. Ne komunen Ana e Malit ministri i Bujqesise Genc Ruli. Ne komunen Guri i Zi ministri i Mjedisit dhe Ujerave Fatmir Mediu. Ne komunen Berdice ministri i Shendetesise Petrit Vasili. Ne qytetin e Shkodres ministri i Financave Ridvan Bode se bashku me kryetarin e bashkise dhe ne rrethina ministri i Arsimit Myqerem Tafaj. Ne Velipoje shtabin do e drejtoje ministri i Punes Spiro Ksera. Per bashkerendimin e operacioneve ne shtabet e emergjencave do te jene te pranishem edhe oficere madhore te Forcave et Armatosura dhe drejtues te Policise se Shtetit.

Situata e furnizimit me energji elektrike ne Qarkun e Shkodres

- Nenstacioni 35/6 KV Zues nga i cili del nje fider eshte i stakuar per shkak te permbytjes. Zues eshte pa energji per kete arsye.
- Nenstacioni 35/10 kv Dajc i cili ka kater fidera eshte i stakuar per shkak te permbytjeve. Dajci eshte pa energji.
- Dy fidera Trush 1 dhe Trush 2 qe furnizojne Trushin jane te stakuara per shkak te permbytjeve.
- Fidero 5 nenstacioni Rrenx eshte pjeserisht i stakuar nga ne per arsye sigurie. Fshati Kuc dhe Vukatane jane pa energji.
- Fideri 4 ne nenstacionin Shkodra 2 eshte i stakuar nga ne per arsye sigurie. Fshatrat Darragjat dhe Selmanaj jane pa energji.
- Nje fider ne Bushat eshte pjeserisht i stakuar. Fshati Jush eshte pa energji.
- Nje fider ne Bushat eshte pjeserisht i stakuar. Fshati Jush pa energji.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›