Fokus/E kaluara komuniste nuk harrohet lehte ne Hungari
Paul Lendvai nje simbol i gazetarise hungareze eshte akuzuar se ka bashkepunuar me regjimin komunist te Jaacutenos Kaacutedaacuter. Ne nje kontekst tashme shume te tensionuar politike polemika po shkakton shume diskutime.
Zbulimi ka pasur nje efekt shperthyes ne mediat hungareze. Me 18 nentor e perjavshmja hungareze Heti Vaacutelasz kishte publikuar rezultatet e nje hulumtimi qe eshte provuar nga pese dokumente te ruajtura ne arkivat e Ministrise se Jashtme qe te tregojne se gazetari Paul Lendvai ishte nje bashkepunetor i regjimit komunist.
Lendvai jeton ne Vjene qe nga shtypja e kryengritjes hungareze te 1956 dhe eshte komentuesi me i famshem politik ne vendit te tij. Ai sapo ka botuar librin Vendi im i humbur ne te cilen pershkruan nje Hungari te erret qe perjeton rilindjen e racizmit dhe te antisemitizmit. I corientuar nga argumentet e Heti Vaacutelasz Lendvai nuk iu eshte pergjigjur pyetjeve te gazetareve por tha se ai ishte vete perndjekur nga policia politike.
Mos u habisni nese dikush pa qene i detyruar te thote Po une kam qene nje frikacak me falni. Do te ishte perjashtim dhe jo rregulli nese marrim parasysh natyren e njeriut tha Laacuteszloacute Tamas ne faqen e njohur hungareze ne internet hirszerzo.com
Sidoqofte Tamas shton se Jaacutenos Martonyi dhe Paacutel Schmitt dy te mbrojtur nga ish- regjimit komunist sot njeri Minister i Jashtem dhe Presidenti i Republikes kane dashur te jetojne. Dhe te jetojne mire. Gjithashtu dhe Lendvai - ne saje te faktit se ai ishte eksperti me i madh i politikes hungareze ne Perendim. Ata kane paguar cmimin qe diktatura u kishte imponuar. Shume mire por tani duhet te paguajne faturen morale per oportunizmin e tyre ne te kaluaren.
Gjashte muaj pas fitores se Fidesz qendres se djathte ne zgjedhjet legjislative dhe nderkohe qe Hungaria po pergatitet te marre presidencen e BE-se ky rast thellon me shume polemike rreth politikes se kryeministrit Viktor Orban qe shume vete akuzojne se ka marre nje domethenie absolutiste.
Ne ditarin e tij on-line ish-kryeministri socialist Ferenc Gyurcsaacuteny eshte nje nga paktet qe ka marre nen mbrojtje Lendvai. Une jam i dekurajuar. Kjo polemike po merr parasysh vetem nje pjese te Lendvai. Ne fakt AI flet per te djathten hungareze. Une e mbeshtes plotesisht ne luften e tij per te kuptuar arsyet per vendimet qe ka marre ne te kaluaren e tij. Ne duhet te ndalemi se germuari ne te kaluaren.
Marre nga Presseurop.com
Kuptohet vetiu se gazetari i njohur Paul Lendvai e gjen sot qesharake cilesimin si agjent i regjimit te regjimit komunist hungarez dhe personalisht mendoj se ka te drejte gazetari sot vjenez kuader i partise social-demokrate austriake nuk ka qene nje agjent sepse ai ka qene nje bashkepunetor vullnetar i regjimit. Prandaj dhe si i tille ka sjelle deme kundrejt opozites demokratike hungareze ne revolten e viti 1956. Te gjithe e dine se ky gazetar dekonspiroi forumin intelektual alternativ hungareze si shprehje revolte kunder imponimit te komunizmit formalist. Dhe se ne dosjen e tij sekrete shkruhet se ai eshte i gezuar per faktin se kur drejtonte nje emision ne televizionin austriak kishte bere qe intelektuale te opozites demokratike anti-regjimit te mos merrnin fjalen. Me keto veprimi Lendvai ka shfrytezuar prestigjin e tij per te kamufluar realitetin e zi te diktatures.
Pergatiti Lavdrim Lita.