E Diel, 1 Nëntor 2026

Permbytjet nga natyra jo nga shkarkimet e HEC-eve

07-12-2010 / Gazeta 55

Zevendeskryeministri dhe ministri i Energjetikes Ilir Meta

Ministri i Energjetikes dhe zevendeskryeministri Ilir Meta ka deklaruar se qeveria ka marre te gjitha masat per te dhene ndihmen e nevojshme per banoret ne zonat e permbytur. Jam ne disa zona problematike si komuna e Dajcit Berdica nje pjese e mire e Bushatit Velipojes por edhe probleme te tjera. Natyrisht edhe nje pjese e konsiderueshme e qytetit te Shkodres qe eshte nen uje eshte shprehur Meta.
Sipas tij problemet jane mungesa e nje komunikimi te lirshem ne raport me problemet shendetesore. Ne lidhje me ushqimin me buke dhe uje mendoj se funksionon ne menyre optimale edhe brenda qytetit por edhe komunave ku banoret jane te izoluar. Ky operacion humanitar nuk eshte perfekt por eshte optimal dhe vjen duke u permiresuar cdo dite theksoi Meta.
Ai ka theksuar se situata e krijuar ka qene per shkak te kushteve atmosferike dhe jo shkarkimeve nga hidrocentralet. Shkarkimet nuk kane qene shkaku i kesaj situate por reshjet e jashtezakonshme qe kane perfshire zonen. Fryrja e liqenit eshte e jashtezakonshme por edhe ujerat qe vijne nga Mali i Zi e bejne edhe me te veshtire kete situate tha Meta.
Duke folur per planet e qeverise per te nderhyre qe permbytjet te mos perseriten ai theksoi se projekte te tilla nuk mund te realizohen per nje periudhe te shkurter. Mendoj se qeveria e ka nje plan dhe nuk mund te realizohet per nje periudhe te shkurter por eshte afatgjate. Ndersa investimet per te ndaluar kete situate jane bere por keto ishin te pamjaftueshme per shkak te kushteve te motit theksoi Meta.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›