Shtyhet seanca plenare e Kuvendit te Shqiperise

Themelimi i PD-se dhe pluralizmit kryeministri kerkon shtyrjen e festes
Nisur nga situata e krijuar e cila kerkon nje vemendje te posacme kryeministri Sali Berisha njoftoi dje shtyrjen e festimeve me rastin e 20 vjetorit te themelimit te pluralizmit ne Shqiperi dhe krijimit te PD-se.
Duke e konsideruar tejet te domosdoshme pranine e deputeteve ne terren ne zonat me problematike Berisha kerkoi te konsiderohet mundesia per shtyrjen e seances plenare te kuvendit qe sipas axhendes mbahet te enjten e cdo jave. Vetem pak dite na ndajne nga njera prej ngjarjeve me te medha ne historine kombetare te shqiptareve dhe kjo ngjatje eshte themelimi i pluralizmit dhe i Partise Demokratike. Kerkoj mirekuptimin tuaj dhe te demokrateve ne mbare Shqiperine qe keto festime do te shtyhen duke perparesuar para se gjithash angazhimin e plote dhe total te gjithanshem ne zonat e situates kritike dhe me pas sigurisht qe ne kemi te gjitha mundesite per te kremtuar keto dite me te gjithe dinjitetin qe ato meritojne u shpreh Berisha.