Mbi jeten dhe veprimtarine e Mahir Domit
Jemi mbledhur sot per te perkujtuar me nderim te thelle 95 vjetorin e lindjes se Mahir Domit personalitet i shquar i shkences i arsimit dhe i kultures shqiptare. Lindi me 12 mars 1915 ne qytetin e Elbasanit ku mori mesimet e para ne shkollen fillore shkollimin e mesem e kreu ne Liceun Francez te Korces ndersa studimet e larta per filologji ne Universitetin e Grenoblit ne France 1937-1941. Kthehet ne Shqiperi ne vitin 1941. Gjate Luftes II Boterore manifestoi ide antifashiste dhe per kete u internua ne Porto Romano. Punoi intensivisht e me vullnet te pashoq pa pushim kokeulur e fjalepak mbi pesedhjete vjet derisa u nda prej nesh 10 vjet me pare me19.9.2000.
Gjate gjithe jetes M.Domi shquhej nga etja e madhe per dije e kulture nga puna e palodhur plot pasion e dashuri nga veprimtaria shume e gjere dhe intensive ne sherbim te Atdheut e te popullit te vet. Ai ishte produkt i mjedisit intelektual e plot tradita arsimore shkencore e kulturore te qytetit te Elbasanit ishte vazhdues i denje i K.Kristoforidhit dhe i A.Xhuvanit. Qe te tre keta misionare te kombit shqiptar dhe shkencetare te ditur e te perkushtuar elbasanas kane kryer detyra te shumta e te veshtira qe shtronte para tyre koha. Profilizimi e specializimi ne detyra e ne shkence eshte dukuri e koheve moderne. Kjo shpjegon edhe spektrin jashtezakonisht te gjere te veprimtarise qe secili prej tyre ka kryer gjithnje ne perputhje me detyrat qe i shtronte per zgjidhje koha.
Domi ka jetuar e punuar ne kohe te veshtira kohe kthesash historike ne nje vend ku arsimi elementar arsimi i larte dhe shkencat albanologjike kerkonin themelimin e strukturimin. Ai u kthye nga Franca me mendimin per te percjelle ne Shqiperi dicka nga pervoja franceze ne fushen e arsimit shkences e kultures. Tre faktore mundesonin qe Domi te realizonte misionin tradita e pasur elbasanase kultura e pervoja franceze dhe vullneti i hekurt i tij. Ai iu pergjigj detyrave e nevojave te dites e te perspektives me te gjitha forcat duke punuar ne disa fusha ne pune drejtuese e organizuese per ngritjen e forcimin e institucioneve shkencore dhe arsimore e pikerisht pedagog dhe drejtor ne Normalen e famshme te Elbasanit nga viti 1942-1947 atje ku edhe Xhuvani kishte kaluar nje pjese te mire te jetes specialist ne Ministrine e Arsimit ne drejtorine e teksteve dhe programeve 1947-1950 nga viti 1950 punoi ne Institutin e Shkencave ne Tirane nga viti1947 pedagog i jashtem ne Institutin Dyvjecar te Tiranes dhe ne ILP katervjecar dhe pastaj me krijimin e universitetit 1957 punoi ne katedren e gjuhes shqipe si pedagog dhe si pergjegjes i katedres se gjuhes shqipe duke punuar njekohesisht edhe ne IHGj si pergjegjes i sektorit te gramatikes e te dialektologjise shef i sektorit te gramatikes e te dialektologjise per 35 vjet ne IGJL akademik qe nga fillimet e Akademise. Ndihmesat e tij jane shume te dobishme ne themelimin e shkolles se larte ne Shqiperi ne ngritjen strukturimin e shume degeve te gjuhesise shqiptare te sektoreve shkencore e te shkencave albanologjike ne zhvillimin e mendimit shkencor Domi ishte nismetar ne organizimin e drejtimin e ekspeditave dhe studimeve dialektologjike ne masivizimin e shkencave gjuhesore ne Shqiperi ne organizimin e konferencave shkencore kombetare e nderkombetare e te disa sesioneve shkencore qendrore e lokale ne pergatitjen e Kongresit te Drejtshkrimit si anetar i Komisionit te Drejtshkrimit ai u angazhua si mesimdhenes aktiv e titullar i disa lendeve themelore ne auditoret universitare ne Shqiperi si sintakse e gjuhes shqipe gramatike historike albanologji e disa ligjerata ne Kosove u perpoq shume e arriti sukses ne pergatitjen e studiuesve te rinj mori pjese aktive ne redaksite e revistave shkencore kryesore te vendit si Buletin shkencor i Institutit te Shkencave Studime filologjike Studia albanica Gjuha jone drejtoi e realizoi disa botime akademike nga fusha e dialektologjise siAtlasi dialektologjik i gjuhes shqipe botimi serial Dialektologjia shqiptare botimi serial i studimeve gramatikore kontribuoi ne hartimin e nje vargu fjaloresh terminologjike te kultures se gjuhes madje edhe ne botime nga fusha e letersise mori pjese aktive ne konferenca e sesione shkencore ne Shqiperi e Kosove me referate e kumtesa perfaqesoi me dinjitet shkencen shqiptare jashte vendit organizoi ne sektor referime dhe informacione shkencore per botimet e reja te huaja kryesisht ballkanike te cilat ishin te vazhdueshme e te planifikuara duke qendruar vete ne krye te kesaj pune u angazhua ne udheheqjen shkencore te disa kandidateve brenda e jashte Shqiperise per kualifikimin e tyre pasuniversitar projektoi ngritjen e kartotekave te dialektologjise e te gramatikes organizoi diskutimet shkencore ne sektor te punimeve te planifikuara te cdo punonjesi shkencor nxiste inkurajonte dhe vleresonte me seriozitetin me te madh punimet e bashkepunetoreve te jashtem etj.
Keto qe u thane me lart perbejne vetem nje aspekt te punes se Domit punen drejtuese e cila me gjithe vlerat e medha qe ka sic dihet pengon veprimtarine krijuese vetjake por Mahir Domi gjeti kohe edhe per veprimtari krijuese te gjere e te frytshme duke lene gjurma te thella gati ne te gjitha fushat e shkencave albanologjike e filologjike. Sic e thote edhe vete Nevojat qe kane dale kane bere qe te merrem me objekte dhe disiplina te ndryshme te gjuhesise. Mbi te gjitha spikat sidomos kontributi i tij i madh ne levrimin shkencor te gjuhes letrare si bashkautor dhe bashkedrejtues a kryeredaktor ne hartimin e veprave themelore kodifikuese te shqipes standarde si ne hartimin e drejtshkrimeve te viteve 1953 1956 1967 perfshire edhe Drejtshkrimin e sotem te vitit 1973 ne hartimin e Gramatikes se Akademise Morfologjia u botua si maket ne 1971 dhe 1972 dhe si liber me 1976 e pastaj me 1995ndersa pjesa e dyte Sintaksa u botua si maket me1976 dhe 1989si liber ne Prishtine me 1991 dhe ne Tirane si liber me 1997. ne hartimin e Fjalorit te gjuhes shqipe i vitit 1954 ne hartimin e Fjalorit drejtshkrimor te gjuhes shqipe1976 e te vepres Rregullat e pikesimit ne gjuhen letrare shqipeprojekt1981. Domi ka kontribute edhe ne fushen e dialektologjise Pyetesor dialektologjik i shqipes hartuar se bashku meE.Cabejne1955 ne Fjalorin enciklopedik shqiptar1985por edhe ne fushe te letersise shqipe ai eshte bashkautor i vellimit I te vepres Historia e letersise shqipe1983. Ne keto vepra ai ka qene ne shumicen e rasteve ze i pare dhe ka merita te vecanta ne standardizimin perfundimtar te gjuhes shqipe. Prane ketyre veprave kolektive qendrojne veprat e tij individuale si teksti universitar Sintaksa e gjuhes shqipe dispense ne dy pjese 1965 dispensa Morfologjia historike e shqipes1961 gramatikat per shkollat fillore 7 e 8 vjecare e te mesme qe jane perdorur ne Shqiperi ne Kosove e me gjere si Gramatika e gjuhes shqipe pjesa e dyte sintaksa tekst per shkollat 7-vjecare e te mesme1954 Sintaksa e gjuhes shqipe per shkollat pedagogjike 1967. Domi ka hartuar dhe botuar dhjetera e dhjetera referate kumtesa artikuj trajtesa shkrime jubilare perkujtimenekrologji recensionekronikadiskutime e tj. Ndonje prej artikujve ka thellesine e permasat e nje monografie sic eshte studimi Alfabeti i gjuhes shqipe dhe Kongresi i Manastirit1972f.7-50.Te gjitha keto perbejne nje vellim shume te gjere kane vlera te medha dhe sigurisht presin te botohen ne nje liber me vete.
Nga paraqitja e mesiperme bie ne sy gjeresia e veprimtarise se Domit ne keto drejtime ne levrimin shkencor te gjuhes ne udheheqje te institucioneve shkencore ne angazhimin arsimor me hartim planesh programesh tekstesh e leksione ne auditor ne pergatitjen e shkencetareve te rinj bie ne sy gjithashtu angazhimi i tij ne punet me ekip per hartimin e disa veprave te rendesishme angazhimi ne disa fusha te gjuhesise here-here te largeta nga njera-tjetra trajtesa te rrafshit sinkronik e diakronik trajtesa temash problemore te gjuhesise artikuj per probleme teorike e te kultures se gjuhes ne fushe te sintakses artikuj te shumte si askush tjeter gjer me sot per historine e gjuhes letrare shqipe dhe te albanologjise si per Naum Veqilharxhin Fan Nolin Aleksander Xhuvanin Mesharin e Gjon Buzukut Pjeter Budin Eqrem Cabejne etj. vleresimi i nje numri shume te madh institucionesh kulturore e arsimore kombetare i shume figurave te shquara te studimeve albanologjike per gjuhetare shqiptare dhe per albanologe te huaj e per vepra te rendesishme. Te gjitha keto dhe jo vetem keto bejne diferencen e Domit ne perqasje me personalitetet e tjere shkencore te shkencave shoqerore shqiptare. Nje veprimtari e tille e shumanshme nje trashegimi shkencore e pasur mjaft cilesore e rezultative si ajo e Domit nuk mund te arrihet lehte nga kushdo ajo kerkon vullnet kerkon te jesh shume kerkues ndaj vetes e ndaj te tjereve perkushtim sakrifice kembengulje horizont te gjere pergatitje te larte teorike dhe bashkekohore vleresim te materialit faktik ne studime e njohje te mire te gjuhes shqipe dhe te gjuheve te huaja kerkon mendjemprehtesi objektivitet e maturi kerkon dashuri per gjuhen shqipe e kulturen kombetare dhe atdhedashuri te gjitha keto tipare Domi i gezonte ai gezonte edhe nje miresi dashamiresi te vecante e ishte i njerezishem e fisnik ne lidhje me te rinjte me bashkepunetoret e jashtem dhe me kedo qe i kerkonte ndihme. Sic do ta theksoj me poshte ky vleresim i larte per M.Domin nuk eshte vetem i imi qe kam pasur fatin te jem njeri nga ish nxenesit e tij e te bashkepunoj gjate 15 vjeteve ne nje sektor te drejtuar prej tij por eshte edhe opinion i shume gjuhetareve e kolegeve te tjere.
Le te permendim kalimthi disa nga fushat kryesore te studimeve gjuhesore te M.Domit ndonje nga ceshtjet kryesore disa nga idete a tezat me me interes te tij
Kontributet e Mahir Domit ne studime gjuhesore u perkasin ketyre fushave gjuhes letrare e kultures se gjuhes sintakses se sotme shqipe historise se gjuhes shqipe e gjuhes letrare morfologjise historike marredhenieve te gjuhes shqipe me gjuhe te tjera te Ballkanit ai ka kontribuar ne dialektologji ne leksikografi ne terminologji ne histori te gjuhesise shqiptare e te mendimit shqiptar etj. Interes te vecante ka trajtimi prej tij i historise se brendshme te gjuhes shqipe teza e vazhdimesise se ilirishtes ne gjuhen e arberit e ne gjuhen shqipe te mevonshme i marredhenieve te saj me gjuhe te tjera duke shtuar argumente te reja si ne Prapashtesa ilire te shqipes perkime dhe paralelizma kumtese ne Kuvendin I te Studimeve ilire 1972Perkime dhe analogji sintaksore shqiptaro-rumune Burime dhe materiale te shqipes te shekullit 15 Alfabeti i gjuhes shqipe dhe Kongresi i Manastirit Ceshtje te gjuhes letrare ne periudhen e Rilindjes Kombetare etj.
Qe te hidhesh nga etnogjeneza e shqiptareve e origjina e gjuhes shqipe te gjuha e Buzukut dhe e Rilindjes nga ceshtja e alfabetit te perbashket te shqipja letrare moderne nga drejtshkrimi te leksikografia e terminologjia nga morfologjia historike te historia e albanologjise dhe e mendimit gjuhesor shqiptar dhe nga gjuha te letersia eshte gje shume e veshtire. Pikerisht kjo shumesi objektesh studimore e ben M.Domin nje nga gjuhetaret shqiptare me te medhenj nje erudit. Ai si Kristoforidhi e Xhuvani vleresonte shume gjurmimin e materialit konkret faktet e gjuhes se gjalle dhe analizen e fakteve gjuhesore. Ne veprat e tij Domi merr ne konsiderate arritjet e meparshme te te tjereve albanaloge te huaj a shqiptare duke bere sinteza e pergjithesime e duke i cuar studimet me perpara sic jane Sintaksa dhe Morfologjia historike ne shume punime Domi kalon nga analiza te pergjithesimet e sintezat shkencore duke qendruar larg cdo skematizmi te huazuar. Pra gjithnje cmonte edhe faktet konkrete edhe literaturen e gjere teorike sidomos botimet frenge ruse ballkanike ai shprehte nje simpati te vecante per kulturen e botimet franceze te cilat i sherbenin si pasuri e pacmuar ne punen e perditshme. Kjo kulture e coi Domin ne sintaksen teorike ne trajtimin e ceshtjeve te pergjithshme te sintakses dhe ne domosdoshmerine e studimit te sintakses se tekstit duke njohur si njesi sintaksore me vete edhe thenien e lidhur interesant eshte teza e tij e dy vijave themelore qe kushtezojne zhvillimin e struktures sintaksore nga njera ane zhvillimi i karakterit popullor nga ana tjeter intelektualizimi i saj. Domi konstaton edhe disa dukuri pozitive ne strukturen sintaksore te shqipes si segmentimi i periudhave e fjalive dhe ekonomizmi gjuhesor Procese dhe prirje te zhvillimit te struktures sintaksore te gjuhes letrare shqipeGjuha letrare shqipe dhe epoka jone Tirane 1988 f.74. Keshtu Domi me kontributet e tij ne fushe te sintakses shenon kalimin nga sintaksa tradicionale didaktike-shkollore ne sitaksen e mirefillte teorike-shkencore. Nga sa u tha kuptohet se aspekti me i rendesishem i veprimtarise se M.Domit eshte padyshim veprimtaria e tij kerkimore shkencore si levrues studimor i gjithanshem i gjuhes shqipe.
Veprimtaria shume e gjere e mjaft e larmishme dhe kontributet e shenuara te Mahir Domit kane filluar tashme te evidentohen por ky eshte vetem fillimi. Jane te shumte gjuhetaret koleget e nxenesit e tij ne Shqiperi e ne Kosove qe kane shkruar per kete shkencetar te madh madje disa i kane kushtuar kesaj figure dy tre artikuj. Vleresimet jane nga me te lartat. Per kete dijetar i cili punoi me vetemohim te gjithe flasin me nje simpati e nderim te posacem po permend vetem disa prej tyre E.Cabej Sh.Demiraj Dh.Shuteriqi S.Mansaku E.Lafe E.Hysa F.Raka R.Ismajli M.Celiku R.Pernaska e tj. Konferenca shkencore e sotme do te jape te dhena te reja rreth figures e kontributeve te M.Domit. Gjithashtu botimi i plote i vepres disavellimshe dhe konferencat e ardhshme kushtuar Domit do te ndricojne te tjera gjera. Domi meriton plotesisht nje veper biografike te gjere si dhe nje permbledhje artikujsh te te tjereve per Domin. Ai gezon shume tituj te larte por meriton plotesisht edhe titullin me te larte Nderi Kombit sepse si rrallekush i sherbeu gjithe kombit perfshire Kosoven me botimet e tij te shumta. Eumlshte rasti te theksoj ketu dashurine e vecante qe M.Domi ushqente per Kosoven gezimin qe ndjente kur flitej per Kosoven kenaqesine qe perjetonte kur ribotoheshin veprat gjuhesore te Akademise e tj. edhe ne Kosove dhe kur Kosova ecte pa u ndare paralel me Shqiperine. Besoj shpreh mendimin e te gjitheve se eshte momenti qe Akademia e Shkencave e Shqiperise te propozoje per te nderuar edhe me lart kete shkencetar te persosur kete altruist te paperseritshem kete atdhetar te flakte.
M.Domi ka lene nje veper te pavdekshme ai ka zene nje vend nderi ne historine e shkences albanologjike te arsimit e te kultures shqiptare krahas emrave te tjere te nderuar si K.Kristoforidhi A.Xhuvani E.Cabej K.Cipo Sh.Demiraj Q.Haxhihasani A.Buda I.Ajeti B.Bokshi Dh.Shuteriqi e tj.
Bibliografia
J.Kastratihellip Tradita dhe personalitete Akademiku Mahir Domi ne ZP 10mars 1990.
Sh.Demirajhellip Prof. Mahir Domi ndash personalitet i shquar i arsimit i kultures dhe i shkencave shqiptare ne SF nr.3-42001. S.MansakuhellipProf.Mahir Domi ndash nje jete kushtuar shkences arsimit e kultures shqiptare ne Gjuha jone1-4/1995 f.10. S.Mansaku... Kontributet e Prof.Mahir Domit per historine e gjuhes shqipe SF nr.3-42001. E.Lafehellip Ndihmesa e Prof. Mahir Domit per drejtshkrimin e shqipes SF nr.3-42001. E.Lafe... Bibliografi gjuhesore e Prof.Mahir Domit ne Gjuha jone1-4/1995f.1525. E.Hysa... Prof Mahir Domi per strukturen gramatikore te shqipes ne SF nr3-4 2001 f.19-23. F.Raka Studime rreth shqipes standarde Prishtine 2007f.149-162. R.Pernaskahellip Mahir Domi njeriu miresia mendja puna ne INFO Elbasaninr 51 dhe 522010. M.Celikuhellip Mahir Domi jeta dhe vepra ne gaz. Republika 25 dhe 26.6.2002 shih edhe Buletin shkencor i UE 1997/1. M.Celikuhellip Kontributi i Mahir Domit ne gjuhesine shqiptare ne Institucioneautorevepra intervista Tirane2009 f.133-140.
Referat i Prof.Dr.Mehmet Celikut ne konferencen shkencore Mahir Domi - Personalitet i Gjuhesise Shqiptare organizuar nga UT dhe UE A.Xhuvani ne Elbasan