E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/Elisa e Edvinit kallet nga antiintegrimi

FRESSH-i socialist në miniprotestën e pilotuar përpara Ministrisë së Jashtme tregoi hapur se ishte një organizatë e skaduar, tamam si ajo pija kola, krejt pa shije e pa arsye për t’u përmendur në këtë këndvështrimin tonë. Ndërsa fjalimi, me siguri i gazuar nga sheiku i bashkisë Edi Kristi Rama, me plot anafora retorike, ishte një gjetje sa bajate, aq edhe rokoko. Slogani arabesk “I fundit je ti, jo Shqipëria” është i përkryer për të qenë një bumerang që ia copëton fela-fela sutakun atij që nuk bashkëpunon në të mirë të liberalizimit të vizave. Teksti, i shqyer nga takat e thyera, ishte krejt i gabuar, pa kuptim, pa mbresë e pa shije, ishte vetëm një fresh. Më mirë do të kishte qenë t’i bënte disa herë një ri-fresh, një rifreskim. Forumi rinosh socialist pati dallim nga protestat e tjera ekskursioniste të Edvinit, vetëm se ishte i përqendruar në sharjet plot anafora e aliteracione të kreut të LSI-së. Retorika e vyshkur dhe pa fantazi, për të goditur një parti politike, që ka pasur kthjelltësinë morale e politike të kuptojë se për integrimin evropian të vendit nevojitet bashkëpunimi, sa më i gjerë i mundshëm, si në parlament ashtu edhe në Qeverinë “Berisha 2” - është një gjë me të vërtetë skandaloze që vetëm Elisa Spiropali mund ta pëllasë.Kuptohet vetiu se eliksiri “rocaille” i kësaj proteste është përgatitur shkeleshko në hambarët politikë të selisë ylberiste, që tregon edhe njëherë tjetër mungesën e fantazisë së shamanit të saj, Edvin Kristaq Ramës. Ingredientët e kësaj gjetjeje bajate ishin përzier me retorikë ndëshkuese nacionaliste, ku emri “Shqipëri” pëllitej në mënyrë frenetike nga Spiropal(l)ja. Të gjithë e panë sesi qumështorja e xhon-socialistëve emocionohej fort nën diktatin e fjalëve nevrastenike të Kujdestarit të Partisë Socialiste. Mirëpo eksitimi ritmik i frazeologjisë së përdorur pa asnjë kriter estetik vinte kryesisht nga leximi i një akuze për pushkatim ndaj ministrit të Jashtëm, Ilir Meta. Mjerisht diapazoni mendor i akuzave, ia bllokoi frymën kësaj ish-qumështoreje të “Politikës së re”. Spikerja ish-qumështore e PS-së, Elisa Spiropali, që për kujtesë rëndësie ishte e 17-ta në listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë (deri tek i 15-ti ishin “familjarët” politikë të Edvin Pezakut), edhe aty ku ishte, iu zu fryma, si nga poshtë - cilësisht Auron Tare - si nga lart, Artan Lame; dy “intelektualë” dhe një qumështore, viktima të manive listore të Edi Ramës. Ndërkallja e saj midis dy zjarresh ishte e goditur për ta minimizuar protestën brenda strukturave të PS-së. Ndërkaq për korrektësi duhet të bëjmë pyetjen e rëndë si gjethja: kush fitoi, i kujt ishte vendi i 15-të si deputet i socialistëve në Tiranë? Për dreq të kodit zgjedhor e fitoi një deputet më emrin Artan Gaçi, një ndërtues – sot e kësaj dite - “përfitues” i hapësirave publike në Tiranë për të ndërtuar, me firmën ndërtuese “Gaçi construction”, apo edhe emrat “pesticidë” në basifondet e Tiranës ashiqare. Pasi kaloi shkundjen ekzistenciale që pësoi ish-qumështorja e PS-së, Elisa Spiropali, ngase siç u tha, edhe u la prapa nga “çunat” e Bllokut si Bare, Bushati, Shkreli, Peza e Gjoni pa meritë doli se ka akoma një kredi në angazhimin ciflosës të arenës politike shqiptare. Për ironi qesharake të fatit, Elis Spiropal(l)ja ishte një nga të fundit të listat për viza brenda selisë rozë. Edhe bumerangu më i drejtë për të është se, Shqipëria nuk është e fundit, e fundit je ti....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›