E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria ka bërë progres të dukshëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE

Ministri i Jashtëm i Suedisë Karl Bildt analizon Presidencën e radhës të Bashkimit EuropianNë fund të një viti të ngjeshur askush nuk mund të ketë dyshim për seriozitetin dhe hapat e vendeve të Ballkanit drejt Bashkimit Europian si përgjigje reaktive e ecurisë së këtyre vendeve dhe Turqisë. Ministri i Jashtëm i Suedisë Karl Bildt në analizën e fundit të presidencës së radhës së Bashkimit Europian inkurajoi me vlerësimet e tij pozitive, avancimin e Shqipërisë dhe Malit të Zi në raport me statusin e tyre në Bashkimin Europian. Vizioni ambicioz të zgjerimit të BE-së, është bërë realitet menjëherë pas miratimit të  traktit të Lisbonës të palës komunitare të marrin vendime të avancuar për vendet. Sipas statusit individuale të tyre, duke përshkruar këtë proces Ministri i Jashtëm i Suedisë Karl Bildt ka vlerësuar se Shqipëria bashkë me shtete të tjera të Ballkanit Perëndimor, ka shënuar rezultate të mëdha drejt bashkimit evropian. “Sukseset janë të dukshme me hyrjen në fuqi të marrëveshjes kalimtare për tregti me Serbinë, në ndërprerjen e bllokimit slloven në negociatat me kroatët, në avancimi e Malit të Zi dhe Shqipërisë, si dhe në zgjedhjen e kontekstit mes Athinës dhe Shkupit për e mirin e Maqedonisë”, ka thënë Bildt. Rreth 19-vjet pas rënies së të regjimit totalitar të izoluar, Shqipëria arriti të ketë marrëdhënie e parë të avancuar me Bashkimin Europian, në hapat që çojnë në procedurat e avancimit. Gjatë këtij viti Shqipëria ka shënuar hyrjen në fuqi të marrëveshjes të Stabilizim Asociimit nga 27 vendet anëtare të BE-së, gjë që i hapi rrugë aplikimit për statusin e vendeve kandidat. Pas ratifikimit të Traktatit të Lisbonës erdhi dhe vendimi i shqyrtimit të kërkesë së Shqipërisë si vend kandidat, nga ana e Bashkimit Europian, në kohë rekord në Tiranë, pikërisht pas marrjes së këtij vendimi ratifikimi të Traktatit të Lisbonës.  Presidenca spanjolle e BE-së publikon prioritetet e 6 mujorit të parë të 2010: “Në fokus, perspektiva e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE”/Presidenca spanjolle e Bashkimit Europian, ndër prioritete e programit të saj për 6-mujorin e parë të vitit 2010, ka edhe promovimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e integrimit të këtij rajoni në Bashkimin Europian. “Presidenca jonë do të zhvilloje partneritetin oriental me vendet e kufirit lindor dhe do të promovojë stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivën e integrimit të këtij rajoni në Bashkimin Europian. Në të njëjtën mënyre, ne do të kushtojmë një vëmendje të veçantë edhe vazhdimit të procesit të anëtarësimit, duke u kujdesur për progresin e negociatave me Turqinë dhe kandidatët e tjerë. Kroacia pritet të finalizojë bisedimet e saj shumë shpejt. Aksionet e politikës së Jashtme të Europës nuk mund të kuptohen pa ushtrimin e solidaritetit me popujt dhe vendet e paprivilegjuara”, thuhet midis të tjerabve në programin e publikuar nga Presidenca spanjolle....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›