Plevica majtiste e Edvinit, pas Kryeministrisë i drejtohet Ministrisë së Jashtme
Spiro(s)piralja e Ramës kërcënon Ilir Metën që të mos sulmojë opozitën se në të kundërt do ketë punë më të...Integrimi i Shqipërisë në BE dhe liberalizimi i shpejtë i vizave, janë bërë dy çështjet më të forta të oponencës së degraduar opozitare në prag fund viti dhe momenteve festive për të gjithë shqiptarët. Katovicarët dhe brezi i dytë i nomenklaturës së regjur komuniste pas shesheve, rrugicave dhe vend pushimeve të Shqipërisë, u ndalën përpara dyerve të institucioneve më të larta shtetërore, për të shprehur ndjenjën e thellë të humbjes së jo suprizueshme në zgjedhjet e 28 qershorit, duke fajësuar për këtë përgjegjshmërinë e komisionerëve socialistë dhe rregullsisë e moralshme të strukturave shtetërore. Kandidatja për deputete që u dogj qëllimisht nga Edvin Rama, vetëm për 2 vende, Elisa Spiro(s)palja, duket se së fundmi është kthyer si një shtojcë e rëndomtë e prirjes abuzive politike të eprorit të saj të dhunshëm. Kryesocialisti që për 2 ditë e 2 net u ngujua fatalisht përpara Kryeministrisë, në bulevardin qendror të kryeqytetit, bash me disa pseudo protestues të paguar për orët e gjata që do të qëndroni në të ftohtin dimërues, këtë herë iu rikthye Ministrisë së Punëve të Jashtme, në shenjë proteste ndaj ministrit dhe aleatit kryesor në qeverisje të Partisë Demokratike, Ilir Meta, se pse ky i fundit ka deklaruar se Shqipëria është penalizuar ndër vite nga politika e gabuar dhe sjelljet e papjekura të opozitës. Spiro(s)piralja u ndodh dje në mënyrë qesharake dhe në skamje të plotë si pasojë e perversitetit mendje-ndotur opozitar me disa gjimnazistë të Tiranës, përpara Ministrisë së Jashtme, duke protestuar ndaj rolit dhe lobimit që Ilir Meta në bashkëpunim me ministritë homologe po bëjnë për liberalizmin e vizave dhe hyrjen e Shqipërisë në zonën “Schengen”. Spiro(s)piralja e Edvin Ramës u ndodh atje me anëtarët e rinj FRESSH-istë, për të baltosur çdo përparim dhe zotim të Ministrisë së Jashtme, për tu krijuar shqiptarëve mundësitë dhe standardet më të mira, për të lëvizur të lirë në hapësirën e gjerë të “Schengenit”. Kjo protestë e FRESSH-istëve të shthurur dhe të dhënë pas harmonisë së pakufishme të natës, vërejtur kjo gjatë organizimeve të tyre me homologët e pispillosur të Mjaft-it, të cilët nga fillimi i mbrëmjes e deri në fund, sipas rekomandimeve të Edi Ramës, propagandojnë për sjellje ndryshe të meshkujve, për tu unifikuar me femrat apo edhe anasjelltas. E pra, kjo angallë e vjetër e trashëguar nga brezi i dytë i nomenklaturës komuniste, në të gjitha evenimentet dhe organizimet që procedon përveç ndërprerjes së rrugës progresiste të integrimit të Shqipërisë drejt strukturave të Bashkimit Evropian, nuk ka kurrfarë motoje tjetër dobiprurëse. Kësisoj, Edi Ramën nga kolapsi i abuzivitetit me pushtetin dhe përballja e tij me organet e drejtësisë, nuk mund ta shpëtojnë çafkat majtiste si Spiro(s)piralja, Xhaçka, Arta, Valentina, Shegushja, apo edhe meshkujt socialistë, por me sjellje ndryshe si Dash Peza, Fidel Ylli apo edhe Besnik Bare. Edvin Ramën e shpëton nga kolapsi i abuzivitetit me pushtetin vetëm drejtësia dhe përballja me institucionet e ligjit. L.Q...