E Diel, 1 Nëntor 2026

PD: Edvini hesht për çështjen e "Tajvani"-t, pas shkeljeve me legalizimin, tani zbulohen edhe shkeljet me privatizimin e ish-lulishtes “Rinia”

Partia Demokratike i eshte rikthyer ceshtjes se truallit ne parkun Rinia ne Tirane. Pas publikimeve të ketyre diteve te gazetes “55” lidhur me shkeljet flagrante në çmimin e caktuar per privatizimin e ish-Lulishte “Rinia” apo edhe për dyshimet që ngrihen lidhur me evazion fiskal, sot ka qenë radha e kryetarit të PD per Tiranen, Aldo Bumçi të deklarojë se Edi Rama shiti ate me lire se sa vlera e shitjes ne 2001-shin apo edhe ne 1996. "Kane dale fakte te reja te shit-blerjes se ish-lulishtes Rinia, apo Tajvani sic njihet, ne vitet qe tregojne, se shitja e truallit ne vitin 2005 cmimi i truallit eshte me i lire se sa ai ne vitin 2001. Ne vitin 2001 trualli i Tajvanit eshte shitur me 331 dollare/m2. Ne vitin 1996 trualli i Tajvanit eshte shitur me 16 mije leke te reja/m2, kundrejt 12 mije leke te rejave qe eshte shitur ne vitin 2005 nga Edi Rama. Fakti qe per kryetarin e Bashkise se Tiranes cmimi i truallit ne zemer te qytetit zhvleresohet dhe eshte shitur me lire sesa ne vitin 1996, eshte tregues i arrogances me te cilen ai qeveris Tiranen dhe abuzon me pushtetin", deklaroi Aldo Bumci, deputet i PD-se dhe kryetar i degës së kryeqytetit....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›