Shqipëria përfiton hyrjen në zonën “Schengen” brenda 6-mujorit të parë të 2010-s
LSI e konsideron të mbyllur me sukses procesin e liberalizimit të vizave Lëvizja Socialiste për Integrim vlerëson se do të mbyllet me sukses të plotë liberalizimi i vizave Shqipëri- BE. Nënkryetari i LSI, Edmond Haxhinasto u shpreh dje se vendimi për hyrjen e Shqipërisë në zonën “Schengen” do të merret brenda 6 mujorit të parë të 2010-s. “Viti 2009 shënoi edhe një hap të rëndësishëm përpara në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, paraqitjen e kërkesës për statusin e vendit kandidat dhe marrjen e pyetësorit, dhe veçanërisht progresin në liberalizimin e plotë të vizave që do të konkretizohet në gjysmën e parë të 2010-ës”, deklaroi nën/kryetari i LSI-së, Haxhinasto.Sipas tij, përgatitja e pyetësorit është një ndërmarrje madhore e shtetit dhe administratës shqiptare, një përgjegjësi mbarëkombëtare dhe mbi-partiake.“Ne emër të LSI shpreh angazhimin maksimal të saj si forcë politike parlamentare, dhe të gjithë përfaqësuesve të saj në administratën shtetërore për plotësimin me sukses e në kohë të kësaj sfide të jashtëzakonshme që tregon jo vetëm kapacitetet kombëtare për të vlerësuar stadin zhvillimor, por edhe vizionin tonë për të ardhmen”, theksoi Haxhinasto.Lidhur me qëndrimin e paprecedentë të opozitës në këto momente të rëndësishme për Shqipërinë, Haxhinasto theksoi se zërat që vijnë nga rruga, për rikthimin në parlament janë inkurajuese, por duhet të kthehen në veprime konkrete për t’i dhënë goditjen e duhur politikës fataliste të Edi Ramës. “LSI përshëndet zërat racionale që vijnë nga opozita, akoma në rrugë, për t’u kthyer në parlament dhe për të kontribuar në këtë proces dhe ushtruar përgjegjësitë për të cilat i votoi elektorati në 28 qershor. Përgjegjësitë kombëtare ndaj integrimit nuk ushtrohen nga qoshet e konferencave te shtypit që përpiqen te nxijnë çdo realitetin, por me kontribute konkrete legjislative dhe me mbështetje e vullnet të qartë politik theksoi haxhinato duke shtuar se çdokush duhet ta kuptojë se procesi i integrimit është i pakthyeshëm dhe viti 2010 do të sjellë më shumë Evropë në Shqipëri”, deklaroi më tej zyrtari i lartë i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Haxhinasto....