E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fokus/Guidë praktike për zgjedhjet në Spanjë

17-11-2011 / Gazeta 55

Të dielën më 20 nëntor, Spanja voton për zgjedhjet politike. Votohet pas dorëheqjes korrikun e kaluar të kryeministrit Jose Luis Zapatero. Dy sfiduesit kryesorë janë Alfredo Perez Rubalcaba i partisë socialiste dhe Mariano Rajoy i partisë popullore. Të gjithë sondazhet e tregojnë të djathtën e Rajoy-t në krye me 45.4% të votave.
Për çfarë votohet? - Votohet për rinovimin e parlamentit spanjoll (Cortes Generales), që është i përbërë nga dy dhoma: Kongresi i Deputetëve dhe Senati. Kongresi përbëhet nga 350 deputetë, Senati nga 259 senatorë, prej të cilëve 208 zgjidhen drejtpërdrejt dhe 51 tërthorazi nga këshillat e qarqeve.
Pse votohet para kohe? – Pasi i rizgjodh për një mandat të dytë në vitin 2008, Zapatero ka hasur vështirësi të mëdha për shkak të krizës ekonomike globale. Në veçanti, ekonomia spanjolle ka vuajtur efektet negative të një flluske strehimi që ka minuar një nga sektorët kryesorë të vendit. Papunësia në nivele të larta dhe protestat në sheshe kanë nxitur fundin e qeverisë së saj, për të cilën dhe riorganizimi në tetor të vitit 2010 ishte i kotë. Në fund, nën presionin e popullaritetin e gjendjes së dobët të ekonomisë, Zapatero ka njoftuar për dorëheqjen e tij dhe zgjedhje të parakohshme.
Kush fiton e kush humbet? – Nëse qëllimet e votimit të regjistruara në këto ditë konfirmohen, partia socialiste duhet të marrë 116-121 nga 350 vende në dispozicion, duke i lënë kështu të djathtës një mazhorancë të madhe. E vetmja parti e së majtës për të cilën pritet një rezultat i mirë është Unida Izquierda, që nga 2 vende mund të kalojë në 8. Nacionalistët katalanë të Konvergencias mund të fitojnë 13 vende, sipas sondazheve.
Kush është Mariano Rajoy? – Lider i partisë popullore, 56 vjeç, galician, ka qenë disa herë ministër dhe ka qenë kandidat për zgjedhjet politike në vitin 2004 dhe në 2008, në të dy rastet u mund nga Zapatero. Si një traditë katolike konservatore, nuk ka bërë të qartë gjatë fushatës pozicionin e tij mbi martesat homoseksuale, të futura në Spanjë nga qeveria Zapatero pas shumë mosmarrëveshjeve. Partia e tij kishte votuar kundër në vitin 2005 dhe u paraqit menjëherë pas një apeli në Gjykatën Kushtetuese.
Kush është Alfredo Perez Rubalcaba? – Ish profesor kimie në Universitetin Complutense të Madridit, 60 vjeç, është një politikan i partisë socialiste të punëtorëve spanjollë. Ka qenë ministër i Edukimit, ministër i Brendshëm dhe zëvendësministër i qeverisë spanjolle. Korrikun e kaluar ka lënë çdo detyrë ekzekutive për t’u marrë me fushatën zgjedhore.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›