E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryebashkiaku Basha në Kuvajt, merr mbështetje për projektet e zhvillimit të Tiranës

17-11-2011 / Gazeta 55

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha po zhvillon një vizitë zyrtare të suksesshme në Kuvajt, ku është takuar me Emirin e Kuvajtit, sheikun Al Sabah, kryeministrin sheik Nasser Mohammed, Al-Ahmet Al- Sabah dhe kryetarin e Asamblesë kombëtare të Kuvajtit, Al-Karafi. Gjatë këtyre takimeve, kryebashkiaku Basha ka prezantuar projektet për zhvillimin e Tiranës.
Ndërsa autoritetet e Kuvajtit, nga ana e tyre, u kanë dhënë mbështetje projekteve të Bashkisë që drejtohet nga Kryebashkiaku Basha.
Më tej, ai ka zhvilluar takime edhe me drejtues të Fondit të Kuvajtit si edhe investitorë kuvajtianë, ku këta të fundit kanë paraqitur interes për Tiranën. Një muaj më parë, vetë Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Shtetit të Kuvajtit, Jassim Mohammad Al-Kharaf ishte në Tiranë ku gjatë takimit më kryebashkiakun Basha u njoh me projektet dhe planet e zhvillimit të qytetit të Tiranës. Edhe në Tiranë, kryetari i Asamblesë Kombëtare të Kuvajtit shprehu mbështetjen e shtetit të tij për projektet e Bashkisë.
Gjatë takimit në Tiranë në muajin tetor, Basha dhe Jassim Mohammad Al-Kharaf diskutuan gjithashtu për projekte të tjera të zhvillimit të qytetit të Tiranës dhe për mundësinë e partneritetit të vazhdueshëm në këto projekte. Kuvajti ka ndihmuar Shqipërinë përgjatë 20 viteve jo vetëm për projekte infrastrukturore, por edhe për projekte në fushën sociale.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›