E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/Parlamenti, simbol i demokracisë ku lind liria



Institucioni i parlamentit është shumë i kritikuar, objekt i shumë projekteve të reformave dhe vendi ku simbol përfaqësohet sovraniteti i popullit e që qëndron gjithmonë si qendra e jetës politike të një vendi. Asambleja e popullit është një institucion që në kohë të ndryshme ka bërë një kundra-peshë ose ndërrim të funksioneve të monarkive. Si polis-it grek, ashtu edhe tributë gjermanike parashikonin që për delegim apo për pjesëmarrje të drejtpërdrejtë, meshkujt adultë të lirë të kishin një hapësirë e një kohë të mjaftueshme ku mund të mblidheshin e të vendosnin mbi punët e interesin publik të bashkësisë; s’ka sesi të mos kujtojmë këtu atë komunitet fisnik, ku kryefamiljarët ishin ekspertë të të gjitha funksioneve politike e ushtarake, që mblidheshin në Senatin e Romës së lashtë. Ndërsa në eksperiencën institucionale angleze, ku mundësia që asambleja të ishte një pjesë e popullit të ngushtë (fisnikëria), ashtu edhe e një popullate të zgjeruar (Komunat) ka dhënë origjinën e dy Dhomave të ndryshme - e larta dhe e ulëta - që të dyja të angazhuara për të kundërshtuar a kufizuar pushtetin e Mbretit, fillimimisht në fushën fiskale a atë të buxhetit. Në Britaninë e Madhe në të gjitha manualet e shkencave politike thuhet “se parlamenti mund të bëjë gjithçka, përveçse të kthejë një burrë në një grua”. Kjo batutë tregon për rëndësinë e një vendimmarrjeje të odës së demokracisë parlamentare. Kjo bëri që filozofi francez Zhan Zhak Ruso të thoshte se “populli anglez është i lirë vetëm në momentin kur ai zgjedh përfaqësuesit e vet”. Parlamenti është mburoja e secilës demokraci. Gjithmonë, në ekzistencën e asambleve të këtij lloji - pra të drejtpërdrejta ose përfaqësuese, fisnike ose demokratike – ka qenë ortake në idetë e lirisë politike, të vetëvendosjes së një populli a të një pjese të spikatur të saj.
Nga Asambleja kombëtare e revolucionit francez deri tek byrotë e Sovjetëve, momentet e larta të historisë moderne shumë herë kanë riinterpretuar këtë institucion - por jo eliminuar - nevojën e një imazhi dhe të një hapësire vendimmarrëse të subjektit politik, Populli, kombi, klasa ishin parësore. Por është po aq e vërtetë që në parlamentin e shtetit kombëtar të borgjezise, që ajo kuvendeve antike e gjen figurën e vet të mirënjohur, Parlamenti modern nuk është vetëm një aglomerat interesash që kërkojnë të mbrojnë qoshen e mandatit, sovraniteti i popullit, por alternativa e së drejtës ose ajo de facto e mbretit, mbetet një institucion që ka pushtetin kryesor, qe në kohën moderne - atë te artikulimit të sovranitetit - mbetet pushteti legjislativ. Në parlament liria e popullit manifestohet nëpërmjet zgjedhjeve të përfaqësuesve të lirë që po lirisht duke folur arrijnë nëpërmjet debatit të opinioneve ose kontrastit dialektik, për të formuluar principe të vërteta, të paktën duke qenë të vlefshme për të gjithë: ligjet. Parlamenti është institucioni ku merr shpirt ideja, tipike e racionalizmit oksidental, që politika është aksion transparent, i drejtuar nga logos-i. Megjithatë kontradiktat që shohin liritë e popullit të deleguar në të tjerë është pak paradoksale, edhe pse paradoksi që përfaqësuesi është superior nga ai që e zgjedh - e që nuk varet në asnjë mënyrë (e që mund të ndryshojë mendim dhe opinion) - Parlamenti është shtylla e kushtetutave moderne, institucioni më tipik i një populli të lirë, ai në të cilin është më i lehtë, i drejtpërdrejtë, shpërblyes dhe i identifikueshëm (betejat për sufrazhin universal janë një dëshmi).
Dhe në këtë kuptim që u tha, Dhoma më e keqe është më e mirë se paradhoma; është edhe për këtë arsye që Parlamenteve u shtohen edhe rite, liturgji e forma të autoriteteve formale. Sigurisht, nëse parlamenti është i aftë për detyrën e vet, duhet të ketë disa parakushte: ndarja e përfaqësimit në parti {që janë padyshin të nevojshme}; të mos jetë e atillë që të dobësojnë pjesëmarrjen popullore; që të ketë një marrëdhënie besimi e mirëbesimi te qytetarëve kundrejt përfaqësuesve; që korrupsioni moral dhe që shitet e blihet - që është gjithmonë prezent në asamble të këtij tipi (deri kur në Romë mund të thuhej “Senatus una mala bestia (senati një bishë e keqe)” deri në shekullin shtatëqind në Angli) – të mos shkatërrojë autoritetin hijerëndë të institucionit; që kultura e lartë dhe opinioni publik të mos e delegjitimojnë hapur (siç ka ndodhur në fund të
shekullit XIX-të dhe në fillim të atij XX-të, në emër të një politike  më aktive dhe të drejtpërdrejtë); që shtypi ta kritikojë, ta kontrollojë por të mos ta lejë vetëm në vetvete. Mbi të gjitha që qeveria, pushteti legjislativ, mos ta parakalojë sistematikisht, siç ka ndodhur në Nëntëqindtën dhe që po ndodh më qartësisht edhe sot, me pretekstin e shpejtësisë se vendimeve dhe të vështira që të mos lejojë që zemra i politikës  të vazhdojë në institucion të ngathët – për nga natyra e saj dialoguese dhe jo deciozioniste – siç është pikërisht Parlamenti. Rëndësia e tij shumë e madhe ka të bëjë në atë se Parlamenti si organ legjislativ ka si detyrë parësore që t`i sjell ligjet me të cilat rregullohen çështjet themelore dhe më te rëndësishme në vend. Gjithashtu, kjo rrjedh edhe nga fakti se Parlamenti është organ i zgjedhur drejtpërdrejtë nga qytetarët dhe vendos në emër të tyre,
që është njëherit, supozim për funksionimin e demokracisë.
Problemi i Parlamentit nuk është në numrin e deputetëve, dhe as atyre të Dhomave: të vendosësh në parlament, sot, vetëm kjo që e bën të qortueshme institucionin. Problemi qëndron në vendosjen e parlamentit në qendër të sistemit politik, në funksionet që i atribuohen: që ajo mos të jetë kasa e rezonancës e partive, ose ekzekutuesja e vendimeve të imput – eve  të qeverisë, është e nevojshme që të merret seriozisht teza konstitucionale  të ndarjes së pushteteve që Parlamenti të kërkojë prapë ta ushtrojë, me korrektësi, një kontroll mbi aktivitetin e qeverisë, të jetë hapësira ku konfliktet politike gjejnë shprehjen e parë dhe një arsyetim kompozues, të jetë institucioni kryesor të garancisë (para së gjithash Authorities) për lirinë e qytetarëve.
Vetëm me këtë kondita Parlamenti mund të rikuperojë besueshmërinë dhe të kthehet të jetë një diçka e ndryshme nga një grup njerëzish robotik apo të një këshilli administrues pushteti. Janë kondita jo shumë të lehta për t’u arritur, por që janë sfida që duhet të kemi nëse duam të kemi një politikë sa më transparente për të gjithë qytetarët.
Aneksi i parlamentit shqiptar / Mos respektimi i institucionit të Parlamenti nga ana e opozitës është një dhunë e pastër e demokracisë, sepse nëse je zgjedhur nga qytetarët e një vendi nuk mund të jesh i gozhduar mbas një dërrase të shtrembër dy metroshe vetëm për qëllime egoiste. Debati bëhet në një Odë sipas të gjitha traditave zakonore e botërore të diskutimit e jo  përpara oborrit kullës solipsistike të Egoarku. Nëse do të pjekësh një muhabet duhet të jesh një trung që i ka rrënjët nga kultivimi i vazhdueshëm i popullit. Demokracia nuk është shfaqje teatrale përpara kamerave mediatike por ballafaqim opinionesh, mendimesh, reflektimesh dhe vendimesh, nëse demokracia është jashtë parlamenti ajo është një mishërim i demokracisë anarkiste, që padyshim është krejt tiranike.
Përgatiti Lavdrim Lita

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›