Ambasadori amerikan Uizner: Sali Berisha qe i pari që më garantoi për pavarësinë e Kosovës
Ndërmjetësi i parë i ndërkombëtarëve për statusin e Kosovës, ambasadori Frenk Uisner rrëfen për diasporën shqiptare në Nju Jork se ishte Sali Berisha, politikani i parë i Evropës Juglindore, ai që i kishte kumtuar pavarësimin e afërt të Kosovës, shtetit më të ri të Ballkanit
Kryeministri i Shqipërisë, nga një doktor i mirë në profesion, u bë edhe një udhëheqës politik i mirë për vendin e tij, kur ai u zgjodh në krye të këtij vendi, pasi Shqipëria filloi traditën e demokracisë. Kur vizitova për herë të parë Shqipërinë, në krye të "Treshes për Kosovën", për bisedimet ndërmjetësuese për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, Kryeministri Berisha më garantoi i pari, se “Pavarësia e Kosovës do të ndodhë". "Kryeministri Berisha i dha në momentet më të rëdësishme, të pavarësisë së saj, përkrahjen dhe mbështetjen që i nevojitej asaj në ato momente historike, dhe ajo që më ka çuditur, është se Kryeministri Berisha, as edhe një herë nuk kërkoi "lëvdata, çmime dhe kredite", për gjithçka ai ka bërë për pavarësinë e Kosovës. Por, Kryeministri Berisha, "çmimin dhe kreditin" për pavarësinë e Kosovës, gjithmon ia ka dedikuar, ua ka dhënë ‘krediti’ të tjerëve, popullit të Kosovës dhe liderëve të saj"
Besojë se nuk ka arritje në Shqipëri, që të mos ketë edhe punën e kryeministrit Berisha. "Për sa kohë historia e këtij shekulli, do të shkruajë për Shqipërinë, do të ‘shkruajë edhe për Kryeministrin e Shqipërisë’, për të mësuar se çfarë pune të madhe ka bërë Kryeministri Berisha, në zhvillimin e përparimin e Shqipërisë. Berisha është njeriu që ka bërë ndryshimin e Shqipërisë”.