E Diel, 1 Nëntor 2026

Komenti/Lypsarët në derën e tempullit

Ndihma e shoqërisë civile në “ndërtimin” e kulturës dhe infrastrukturës paralele me atë “institucionale”, ka dhënë rezultatet e saj vetëm në çastin kur një pjesë e kësaj shoqërie civile (e afirmuar si e tillë) u postua në institucionet zyrtare të pushtetit dhe të shtetit të Kosovës. Kishin bërë shtigje të gjata në konsolidimin e punës së tyre me ish zyrat e huaja, të pafajshme mirëbërëse dhe humanitare, duke plasuar vlera shtetformuese, joinstitucionale, që nuk qëndrojnë më shumë se një ditë, përkatësisht 24 orë. Duke e kuptuar se “shteti e ndërton vetën” me buxhetin e tij, me një buxhet tjetër donatorësh, shoqëria e ndërtoi industrinë joprodhuese dhe jokreative të “veprimtarisë humanitare”. Që kur dihet, Afrika e sotme është ajo që ishte edhe para 50 vjetësh, por nuk ka vit që në Afrikë nuk derdhën miliarda ndihma humanitare, të cilat sikur i pi toka e etur pas stinëve të thata. “Krijuesit” dhe “prodhuesit” e infrastrukturës “urbane” “kosovare” për qëllime humanitare në shkallën e kurseve për larjen e dhëmbëve, për zhdukjen ambulante të analfabetizmit “të femrave”, për krijimin e veprave të vogla, “të metrazhit të shkurtër” (të filmit elektronik) me kamera fotografuese të “dasmës kosovare”, që sot po mbahen nën flamurin e bashkuar kaltër, verdh, kuq dhe zi, me shqiponjë dhe gjashtë yje. Shitësit ambulantë të traditës dhe trashëgimisë së Kosovës, kështu punësohen në atë ekipin ndërkombëtar, për ta mbuluar të kaluarën e Kosovës dhe për ta konstruktuar modernitetin evropian në Kosovë. Tipike “kosovare” kulturore tash ka mbetur vetëm identiteti i tallavasë. I vetmi xhandar që konsumohet masovikisht, dhe që imponohet kudo që hynë, në kafene, autobus, restorant, etj. etj. Kështu që, neveria që na ngjallë kjo “traditë” (e melosit serb, turk, dhe grek) si traditë “shqiptare”, duhet të zëvendësohet me multimedialitetin artistik të faturës së dëshmuar artistike, moderne evropiane, ku veç gjuha shqipe nuk funksionon si për dreq. Konstruktimi i modernitetit evropian në Kosovë, kushton shumë lirë, dhe krejt kostoja materiale e kësaj “krijimtarie” kulturore, sportive, muzikore dhe artistike, për dhjetë vjet, nuk është më e madh se kostoja e të ardhurave mujore të një artisti a sportisti në “Evropën qendrore”, moderne, po edhe tradicionale njëkohësisht, në Evropën e Mikelangjelo Bonarotit dhe Kraravaxhos, Salvador Dalit dhe Pazolinit. Nëse mo’ zot të bie ndërmend (dhe nëse gjen vend ku ta botosh) ndonjë kritikë kundër këtyre “veprave” të producentit ndërkombëtar, veprave të firmës me etiketë kozmopolite, menjëherë do të të thonë - hiç më pak - se sa racist. Pra mos i dil në mbrojtje trashëgimisë dhe kulturës autoktone, sepse të zbulojnë se je racist. Shqiptarët janë të njohur si “racistë”, prandaj kanë qenë të okupuar qe 600 vjet me radhë. Dihet se nuk janë racistë shqiptarët, por nuk është hiç më keq se të jesh racistë kur je altruistë për të huajën dhe refuzues ndaj vetes. Zyrat nuk ndihmojnë “materialisht” institucionet (se është ky obligim buxhetit të shteti), prandaj janë përcaktuar t’i ndihmojnë atyre që krijojnë jo shtetërisht, por privatisht. Fundja artin nuk e bën shteti, po individi. Po nëse shfletojmë dokumente dëshmore të projekteve pa numër që janë financuar nga organizatat “humanitare” del se në Kosovë do të duhej të kishim një fond kapital të madh të pasurisë artistike me vepra konkrete
“Bota sot”

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›