E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, vret për gjakmarrje, arrestohet autori

Një 39 vjecar i dënuar më parë për vrasje është qëlluar me pistoletë nga një 35 vjecar në qytetin e Shkodrës. Policia: Ngjarja për gjakmarrje, arrestuam autorin disa orë pas vrasjes. 

SHKODER- Në qytetin e Shkodrës gjakmarrja sa nuk i ka marrë jetën një 39 vjecari. Policia thotë se rreth orës 23 :00, autori Bledar Kruja ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në drejtim të . Bajrami, vjeç 39, lindur dhe banues në Shkodër. Ngjarja është shënuar në vendin ku po ndërtohet Myftinia, në afërsi të Tregut të Zdrales.

“Shtetasi R. Bajrami, i cili ndodhej në kabinën e automjetit të tij “IVECO”, ka marrë dëmtime në trup dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.”- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Shkodrës.
Sipas forcave blu viktima, ishte dënuar më parë për veprën penale të “Vrasjes me dashje”.

Disa orë pas vrasjes, rreth orës 05.00 policia ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Bledar Kruja, 35 vjec. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të “Plagosjes së rëndë me dashje” si dhe “Mbajtjes pa leje ëe armeve dhe municioneve luftarake”.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›