Fokus/Pas samitit bërthamor, a po ndjek presidenca “Obama: rrugën e Kissingerit?
Thuhet se Ai ka drejtuar seancën më të rëndësishme të Samitit, në të cilën është rënë dakord për tekstin e marrëveshjes, në të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtën siguri me të cilën një profesor universiteti mund të referojë debatin e fundit në një seminar me studentët e vet. “Kur vendoset në rolin e profesorit, Ai jep më të mirën e tij” - tha një funksionar i lartë europian që kishte qenë i pranishëm në delegacion - citon gazeta amerikane Washington Post.
Pasi i ka ftuar të gjithë në Uashington për Samitin mbi “Sigurinë Bërthamore”, duke përfshirë këtu urimet, puthjet në faqe (Angela Merkel) dhe një dorë në supe (Nicolas Sarkozy, si dhe ka pasur takime dypalëshe (të shpenzuara kryesisht me ata të cilët mund t’i japin një dorë kundër projekteve të Iranit në posedimin e armëve bërthamore). Presidenti i SHBA-ve Barack Obama ka vendosur 47 liderë botërorë rreth një tavolinë, ka ftuar të jenë në takim anëtarët e tjerë të delegacioneve si dhe përfaqësuesit e shtypit (për të cilët ai më pas protestoi për largimin nga salla); më pas, për dy orë ka udhëhequr mbledhjen, ku ka diskutuar me ata që ndërhynin, duke sugjeruar zgjidhje të mundshme, bile ka ndërmjetësuar që të ishin fjalët "të ndikojnë" në dokumentin përfundimtar.
Ka pasur një performancë "të përkryer" në shtëpi - thotë një shkrim i gazetës Washington Post - në rolin e dirigjentit të orkestrës së botës dhe (47 vendeve) liderëve botërorë. Përmbajtja, është më pak rezultative sesa retorika e shprehur nga Presidenti në konferencën e fundit për shtyp. Kuptohet se janë vendosur themelet për një survejim të materialeve bërthamore globale. Dhe pastaj alarmet për rrezikun e sulmeve nga terroristët islamikë po ndahen nga shumë më tepër qeveri, por gjithsesi dokumenti i nënshkruar në Uashington nuk është detyrues dhe zbatimi i tij është vullnetar. është vetëm fillimi i një rruge për ta bërë botën sa më të sigurt dhe pas dy vitesh do të kuptohet nëse kemi pasur ndonjë përparim (kur të mbahet samiti i radhës në Korenë e Jugut).
Pra, përveç çështjes iraniane, bilanci i vërtetë është për të parë veprimin e Barack Obamës në këtë Samit. Një ditë pas përfundimit të takimit është gazeta e kryeqytetit, “New York Times” e cila ofron dy analiza interesante se si figura e presidentit Obama dhe roli i tij në politikën e jashtme vijnë duke u përforcuar nga takimi për sigurinë e energjisë bërthamore.
Sipas Washington Post, takimi e ka ngritur në nivel global rolin e presidentit të SHBA-ve. Siguria me të cilën e ka drejtuar, sesi u është qasur problemeve në tavolinë (duke përfshirë këtu edhe stafin), me liderë të ndryshëm të botës, duke dëgjuar me vëmendje kryetarët e shteteve dhe qeverive nga më të ndjeshmet dhe strategjike për interesat e SHBA-ve.
Duke vënë mënjanë (shkurtimisht) problemet e brendshme (të punësimit dhe reformës të “kujdesit shëndetësor”), Barak Obama i ka kushtuar vëmendje politikës së jashtme (të SHBA-ve).
Trendet dolën me forcë pas këtij takimi, bazuar në një pragmatizëm që rezulton të jetë real-politikë, shkruante gazeta amerikane New York Times. Një strategji, një doktrinë që është e përqendruar në marrëdhëniet me forcat tradicionale (Kina, Rusia, Europa) dhe që vendos në plan të dytë për çështje të tilla si vlerat e njeriut, ashtu edhe përhapjen e demokracisë, çka ishin kali i betejës i paraardhësit të tij, presidentit Bush.
Një avitje shumëpalëshe që ka për qëllim rikthimin (ose ruajtjen) e lidershipit të SHBA-ve në botë. "Për një president i cili vjen nga fryma e Partisë Demokratike me një soft-Liberal është e mahnitshme qasja ndaj politikës amerike si një super-fuqi. Ajo duket si sjellje e një dishepulli të Kissingerit. Nuk ka vend për sentimente”, i tha gazetës NYT një ish-zyrtar i administratës Bush. "Të gjithë e dinë se është e vështirë të mbash së bashku idealizmin dhe realizmin", tha ai këshilltari i presidentit Rahm Emanuel. "Nëse doni të vendosni gjithçka në një kategori të politikës së jashtme, atëherë quajeni thjesht real-politikë. "Barack Obama, Henry Kissinger i ri?
Kuriozitet - Librat e preferuar nga presidenti Obama/Gazeta “Neë York Times” shpesh herë ka vënë në qendër të vëmendjes të saj leximet që kanë formuar elokuencën e tij. “Obama - vuri në dukje kritik letrar i gazetës Michiko Kakutani - lexon në të kundërtën me parardhësit e tij, Xhorxh W. Bush, që pëlqenin autorë të ndryshëm dhe pak të njohur si disidentin sovjetik, Natan Sharansky dhe përpinin librat në konkurrencë me strategun Karl Rove”. Rove, kohët e fundit u mburr se kishte konsumuar 110 libra në 2006 në krahasim me 95 të Bushit. Ndryshe nga kanibali i librave Bush, "Obama lexon ngadalë, duke medituar dhe për të thithur ide”, që i nevojiten për të shprehur "koncepte që ndihmojnë në projeksionin e vizionin të tij të botës apo për të hapur rrugët e reja të hulumtimit”. Gjatë gjithë jetës, presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara u është kthyer librave për të dalë kur ishte një djalë të ri nga flluska e një adoleshenti egoist dhe, së fundmi, për të shpëtuar nga "flluska" e pushtetit dhe famës.
Siç tregon vetë, në librin autobiografik “ëndrrat e babait tim”, Obama ka lexuar kur ishte adoleshent, shkrimtarë si Baldwin, Ralph Ellison, Langston Hughes dhe WEB Du Bois, që të pajtohej me identitetin e tij racor, dhe më vonë në kolegj, gjatë një faze asketizmi, u zhyt tek Nice dhe Shën Augustinin për të kuptuar se çfarë vërtetë besonte. Obama në moshë të re ka shkruar poezi dhe për një moment të vetëm e ka imagjinuar veten si një novelist - shkruan biografi i tij Dejvid Mendell.
Për të qenë një politikan, presidenti i 44-t i SHBA-ve, lexon më shumë sesa mesatarja e tyre. Nga romanet Ai admiron “shënimet e arta” të nobelistes Doris Lessing, ose/dhe “njeriu i padukshëm” të Ellison; pra, shumë tekste që përqendrohen në kërkimin e një identiteti; ndërsa poezi të poetit afro-amerikan Derek Walcott, janë parë kohët e fundit në një libër në duart e presidentit Obama, çka rithekson faktin e të qenurit një "fëmijë i ndarë" në buzë të kulturave të ndryshme, por të lirë për të trilluar dhe shpikur vetveten.