E Diel, 1 Nëntor 2026

ILDKP-ja brenda tetori perfundon verifikimi i pasurise se Edi rames

22-09-2010 / Gazeta 55

Adriatik Llalla shprehet pro amendimin te ligjit per kontrollin e pasurive edhe te atij te konfliktit te interesit


Inspektoriati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive do ta perfundoje brenda tetorit hetimin e pasurise se kryetarit te bashkise se Tiranes dhe kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama. Perfundimi i hetimeve per Edi Ramen dhe 107 zyrtare te tjere te percaktuar me short elektronik mbyllet keshtu pas 8 muajsh. E duket se hetimet e fundit per pasurine e zyrtareve te larte kane nxjerre ne pah edhe nje tjeter problem. Drejtuesi i ILDKP-se Adriatik Llalla thote se eshte kerkuar mendimi i ligjit per kontrollin e pasurive edhe te atij te konfliktit te interesit. Kemi kerkuar amendimin e ligjit te kontrollit te pasurive dhe atij te konfliktit te interesit per shkak se ne ligjin e kontrollit te pasurive nuk eshte shkelje lenia e pasurise tek nje partner psh tek bashkejetuesi ndersa te konflikti i interesit qe eshte nje ligj tjeter eshte nje shkelje. Ndaj dhe ne kerkojme amendimin e ketij ligji per shkak te precedenteve qe kemi hasur por edhe per te na lehtesuar punen u shpreh kreu i ILDKP-se. Ne listen e hetimit te pasurive ndodhen funksionaret me te larte ne Shqiperi qe jane Presidenti i Republikes Kryetarja e Kuvendit i gjithe kabineti qeveritar anetaret e Gjykates se Larte ato te Keshillit te Larte te Drejtesise si dhe kreret e gjykatave ne rrethe. Sipas Llalles procesi ndahet ne disa faza ku ne total do te hetohen 300 zyrtare.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›