Fokus/Strategjia e Gjeneralit Petreaus për të mposhtur Talebanët
Të hënën, Gjenerali Petraeus shkoi në Pakistan. Komandanti i ri i luftës në Afganistan e di mirë sesi funksionojnë punët në këtë anë të botës dhe si akt i parë të mandatit të tij ka shkuar në Ravalpindi, kryeqyteti ushtarak i vendit, binjake me atë politike të Islamabadit, që është vetëm disa kilometra larg. Nëse do të mundësh Talibanët është më mirë që përpara të shkosh të flasësh me gjeneralët e Pakistanit. Petraeus u takua me shefin e Forcave të Armatosura, Ashfaq Pervez Kayani, dhe në publik shpenzoi fjalë për të lavdëruar dhe inkurajuar përpjekjet e ndërmarra nga Pakistani në luftën kundër terrorizmit. Por Kayani, me një fytyrë e trishtuar, që pinte dhjetëra cigare dhe me sy si të atij që punon për të ndërmjetësuar dhe për të marrë parasysh presionet që i vijnë për të bërë komplet të kundërt, por ai ka një marrëdhënie të veçantë të besimit. Pakistani ka marrë në të njëjtën kohë edhe një telefonatë Anne Patterson, gruaja e vënë nga Departamenti i Shtetit për të udhëhequr ambasadën e SHBA-ve në Pakistan. Nuk është bërë e ditur se çfarë dy amerikanët u kanë kërkuar Gjeneralit, por ndoshta është kërkesa e zakonshme: na hiqni qafe terroristët dhe luftëtarët që kalojnë kufirin Pakistanin dhe janë duke luftuar në Afganistan, sepse kjo u intereson edhe juve. Dje tetë ushtarë të NATO-s u vranë në disa sulme.
Dje, gjenerali Petraeus shkoi në Kabul, ku u takua me presidentin afgan Hamid Karzai. Të dy janë të angazhuar në një konfrontim dramatik në çështjet e milicisë lokale. Petraeus do të marrë në punë milicitë lokale nëpër fshatrat e largëta të vendit, ku policia dhe ushtria afgane nuk arrijnë të depërtojnë, në mënyrë që njerëzit të luftojnë Talebanët me armë në dorë. Karzai ka frikë se me përhapjen e bajraktarëve të luftës, mund të kontestojnë pushtetin qendror të qeverisë së tij (e cila tashmë është mjaft e dobët dhe shpesh e përqeshur: damka e presidentit tashmë është “kryetari i bashkisë së Kabulit”). Ballafaqimi mund të zgjidhet duke vendosur milicitë nën autoritetin e kryeqytetit, por që të dy e dinë se nëqoftëse lufta në Afganistan do të ishte me të vërtetë kaq e thjeshtë, atëherë lufta do të kishte mbaruat para tetë vjetëve.
Para dy ditësh një i infiltruar vrau në gjumë komandantin e tij në një bazë britanike.
Al Kaeda ka emëruar një njeri për të luftuar Petraeus. Në të njëjtët ditë që administrata Obama zëvendësoi Gjeneralin “rebel” McChrystal me Petraeus, Al Kaidës nga ana e saj emëroi edhe ajo kreun e ri të operacioneve në Afganistan, në vend të Mustafa Yazid al-Masri, të vrarë nga një avion i telekomanduar i SHBA-ve në Pakistan në zonat fisnore të ëaziristan Veriut.
Kreu i ri është Fateh Sheikh al-Masri, sic duket nga emri al-Masri është egjiptian dhe sipas burimeve të shërbimit të fshehtë të SHBA-ve, ai nuk ishte pjesë e Al Kaidës, edhe pse ka një përvojë të gjatë luftimeve në Afganistan dhe Pakistan.
Gjenerali Petraeus i ka kërkuar Shtëpisë së Bardhë që të përfshinte njerëz të klanit Haqqani në listë të zezë të terrorizmit. Rrjeti i fisit Haqqani është grupi më i dhunshëm gueriles afgan i lidhura me grupin e Al Kaidës. Masa paraprake e Petraeus i shkurton rrugën Karzait, i cili thuhet se është takuar me emisarë të Klanit Haqqani për të trajtuar një ndarje të pushteteve, dhe është një shuplakë në fytyrën e ushtrisë së Pakistanit, pavarësisht lavdërime të caktuara publike të hënën. Klani Haqqani punon ngushtësisht me zbulimin ushtarak Pakistanez.