E Diel, 1 Nëntor 2026

Athina rrezikohetnga zjarret, banorëtbraktisin shtëpitë

ATHINE- Greqia po përballet me rënien e zjarreve në pyje si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë të gjithë Europën. Një zjarr i fuqishëm ra në një pyll në veri të kryeqytetit Athinë duke detyruar disa banorë që të braktisin shtëpitë. Deri më tani autoritetet nuk raportojnë për viktima. Zjarri ra në rajonin kodrinor pranë qytetit të Varnavas, rreth 30 kilometra në veri të Athinës dhe u përhap me shpejtësi në dy qytete mjaft të populluara për shkak të ereva. Flakët rrezikuan edhe disa shtëpi megjithate disa banorë u përpoqën të shuanin zjarret që po u afroheshin banesave të tyre me mjete rrethanore. Më shumë se 100 punonjës të zjarrfikësve, 11 avionë dhe katër helikopterë u dërguan menjëherë drejt zonës ku u perhapën flaket ndërsa beteja për shuarjen e tyre zgjati disa orë.
Meteorologet kishin parashikuar që në fundjavë do të kishte erëra të forta që do të rrezikonin pyjet nga zjarret. Nderkohe një zjarr i dytë në juglindje të Athinës, prane qytetit Lavrio kërcënoi seriozisht shtëpitë por u vu nën kontroll pa shkaktuar shumë dëme. Gjate viteve të shkuara, zjarret në Greqi kanë djegur mijëra hektarë pyje kryesisht gjatë sezonit të nxehtë të verës. Në vitin 2007, më shume se 60 persona humbën jeten si pasojë e flakëve që përfshinë pyjet në jug të Greqisë.
(Erion Kacorri/NEWS24/ balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›