E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koka e morrit

Vargje nga Arben Duka

Gjembaçët sipër kurore,

si kam dashur e si dua,

ka ca mbetje njerëzore,

që nisin ditën me mua!

Skanë durim të hanë mëngjesin,

gazetën lexojnë përpara,

dhe çdo ditë më përshëndesin

me pisllëqe e të shara!

Sjemi gjak e sjemi vëllezër,

as ju dua, as më doni,

po çkini o mavro njerëz,

çdreq ju shtyn të më lexoni?

Ndonjëri do thotë garant,

çne që kaq e ule pjacën,

që mirresh me injorantë,

nga ata që qelbin racën!

Nuk i njoh as prej fytyre,

ndaj dhe kjo squhet replikë,

smund ti bëj diell një zgjyre,

që vetëquhet Veronikë (!)

Moj e zezë dhe pse përpiqesh,

shkruan fjalë sikur je gore,

nëse femër je siç hiqesh,

ke hormone mashkullore!

Po ti çke o Nexho ziu,

që nga fjala stë ik zhuli?

Keq ka mbetur xha Saliu,

që ta mbrojë një nexho shuli

Nexhos fjala si del dot,

si gomari që spa llucën,

ti përgjigjem më vjen ndot,

Nexho, hajt më puth këpucën!

Unë perona di të ngul,

di ti mbath Nexhos patkua,

çtë thotë mendja more shul,

të kruash brirët me mua?!

Nexho ziu pa fytyrë,

Të ka ardhur mot i lik,

Nuk kam faj që kjo natyrë,

Të përshtati si zhapik!

Mos më thoni çne o burrë,

çdell inati të ka hipur

Smbaj dot morra nën lëkurë,

Koke morrit duhet shtypur!

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›