E Diel, 1 Nëntor 2026

Fokus/Tiranë-Elbasan, rruga që ringjall perspektivën e Korridorit XIII si aksi që lidh Perëndimin me Lindjen

28-04-2011 / Gazeta 55

Nuk eshte me nje enderr. Elbasani me Tiranen do te lidhen me ane te nje tuneli qe do te përshkoje Krraben dhe per 20 minuta mund te gjendesh ne kryeqytet. Madje me pare ne Tirane, do te arrije nje makine e nisur nga Elbasani, sesa nje automjet qe përshkon rrugen e Tiranes se Re. Rruga eshte projektuar te lidhe Elbasanin me Tiranen me ane te tunelit qe shkurton ne menyre te ndjeshme distancen dhe do ta integroje kete qytet, ne harten e rajonit me tregues te larte ekonomik. Epërsitë e rruges jane rritja e efektivitetin industrial te Elbasanit, vleren e pasurive te paluajtshme te qarkut, qe do te forcojne prirjen per thithjen e investimeve. Projekti cilesohet nje zgjedhje e veshtire strategjike, por e vlefshme dhe qe synon te lidhe Elbasanin me qendrat kryesore te Shqiperise, permes nje vizioni te ri te shekullit XXI. Rruga Elbasan-Tirane, parashikon nje tunel 2.5 km te gjate me 4 korsi, te dimensioneve evropiane dhe qe ofron shansin qe Elbasani te jete larg kryeqytetit vetëm per 20 minuta, nga 75 minuta qe duhen aktualisht. Ky do te jete projekti i dyte me nje tunel gjigant qe lidh dy qytete, pas atij Rreshen-Kalimash. Kjo zgjidhje sipas drejtuesve te shoqerise, u pergjigjet perspektivave te zhvillimit te vendit brenda konceptit te Korridorit te 8-te dhe synimit strategjik te Shqiperise per sektorin e transportit. Nevoja e ndertimit te ketij segmenti eshte theksuar ne te gjitha studimet rajonale te transportit, ndersa Masterplani i transportit te Shqiperise e konsideron ate, si përparësi te larte. Por kjo rruge pritet te lidhe ne nje distance me te shkurter kohore edhe rajonet e Pogradecit e Korçës. Por edhe ngritja e industrive te renda ne kete zone, si çimentos dhe hekurit, materialeve te ndërtimit, lendes drusore etj., ka nxitur realizimin e projektit, me qellim zbutjen e varferise dhe zhvillimin ne qytetet e vogla si Cërriku, Gramshi, Belshi dhe Kuçova. Nisma per te realizuar rruge te standardeve, ne perputhje me vizionin e Komisionit Evropian, Federates se Rrugeve te Bashkimit Evropian ka qene edhe nje sugjerim nderkombetar dhe i vetmi segment sipas drejtuesve te bordit, i pafinancuar i korridorit Lindje-Perëndim. Projekte te tilla mbeshteten nga qeveria shqiptare pasi jane pjese e strategjise per zhvillimin e infrastruktures rrugore ne te gjithe vendin. Projekti ka mjaft avantazhe per Elbasanin dhe do te shihet me perparesi nga qeveria.
Detaje të projektit/Rruga Tiranë – Elbasan do të ketë një gjatësi prej 26 km, nga 55 km që është aktualisht dhe do të ndërtohet në kushte teknike për t’u përshkruar me një shpejtësi sa trefishi i asaj që është lejuar sot në këtë segment. Rruga do të ndahet në tre segmente, segmentit i parë do të ketë gjatësi 13 km dhe fillon nga unaza e Tiranës deri në hyrjen e tunelit. Segmenti i 2 përfshin ndërtimin e dy tuneleve të ndarë dhe me dy drejtime të lëvizjes me gjatësi përkatësisht 2.1 km dhe 2.3 km. Ndërsa segmentit i 3-të ka gjatësi 10.8 km dhe fillon në daljen e tuneleve në km 15 dhe përfundon në km 26 në hyrje të qytetit të Elbasanit. Studimi i projektit të kësaj rruge është bërë nga kompania italiane "Bonifica", e cila paraqiti katër variante, ndër të cilët u përzgjodh alternativa që kalon Qafën e Krrabës përmes një tuneli të gjatë 2.2 km dhe ku parashikohet ndërtimi i disa tuneleve të tjerë më të vegjël përgjatë rrugës, me gjatësi totale të tuneleve 3260 m si dhe 14 nënkalime dhe mbikalime për të bërë të mundur mos ndërprerjen e rrugës. Autostrada ka disa tunele. Projekti, parashikon mbikalime në km 5.4, në Mullet, në km 9, Berzhitë dhe në km 14, në Krrabë, si dhe dy rrethqarkullime në afërsi të Elbasanit në km 30.38 dhe 31.17 që përkojnë me mbikalimin hekurudhor. Nga dalja e Tiranës deri në Mullet, zonë me potenciale ekonomike dhe turistike për kryeqytetin, paraqet rëndësinë e ndërtimit të një autostrade të mirëfilltë urbane, që në pjesën e parë, rreth 2.6 kilometra do të jetë autostradë me dy korsi udhëtimi, një korsi emergjence, një korsi për shërbim publik dhe një për biçikleta. Koha e udhëtimit pritet të shkurtohet nga më shumë se një orë, në 18 minuta, ndërsa ndërtimi i rrugës do të ulë gati tri herë edhe koston, e cila e përkthyer në vlerë monetare, llogaritet kursimin prej shtatë euro për automjet. Ndërkohë vlera totale e investimit të segmentit prej 400 milionë dollarësh do të vijojë të ndërmjetësohet përmes IDB-së, duke kontraktuar dhe donatorë të tjera si Fondi i Abu Dhabi-t, i është kërkuar të financojë në shumën 100 milionë USD; Fondi Saudit per Zhvillim, i është kërkuar të financojë në shumën 15-25 milionë USD; Fondi OPEC, të cilit i është kërkuar të financojë në shumën 15-25 milionë USD; si dhe kontributi i Qeverisë Shqiptare, i cili do të mbulojë pjesën e mbetur të kostos së projektit. Kredia prej 222.7 milionë dollarë ofrohet nga IDB me një maturim 17 vjeçar, plus tre vjet pa pagesë me interesa. Norma e interesit bazohet në indeksin (SWAP Rape) 17 vjeçar të dollarit amerikan plus 1.2 % interes (rreth 5 % në total). Në tenderin për ndërtimin e tunelit pjesë e autostradës Tiranë-Elbasan zhvilluar në muajin mars 7 kompani paraqiten ofertat ekonomike. Vlera limit e shpallur në tender ishte 15.4 miliardë leke. Kompania me ofertën më të lartë ishte sa 81 % e vlerës limit të përcaktuar, ndërsa kompania qe paraqiti ofertën më të ulët, ishte sa 54 % e vleres limit të përcaktuar
Si pritet te ndryshoje trafiku/Bazuar ne rezultatet e modelimit te trafikut dhe trafikut ekzistues ne segmentin Tirane-Elbasan, trafiku mesatar ditor per 25 vitet e ardhshme, parashikohet te arrije ne 8.503 mjete ne vitin 2011, qe konsiderohet si data e përfundimit te vepres. Ndersa ne vitin 2035 trafiku parashikohet te arrije ne 80.000 automjete.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›