Ambasadori i delegacionit të BE-së, ka shprehur vlerësimin e tij për arritjen e këtij procesi
BE: Shqiptarët respektuan rregullat e “Schengen”-it, përmbushja e reformave sjell më pranë Integrimin
Ecuria e lëvizjes së lirë të shtetasve shqiptarë në vendet “Schengen” pas vendimit historik të 8 nëntorit ka qenë tematika diskutimeve të përfaqësuesve të Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale e Shanseve të Barabarta, Drejtorisë së Migracionit në Policinë e Shtetit, dhe ambasadorit të Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, Ettore Sequi.
Studimi i Lëvizjes së Lirë në Shqipëri e ka vlerësuar si një ndikim pozitiv masën e marrë nga BE për të lejuar lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë në vendet “Schengen”.
Zëvendësministrja vlerësoi edhe projektet për integrimin e të kthyerve, ndërsa ambasadori Sequi vlerësoi angazhimin e përbashkët të Shqipërisë dhe Komisionit Europian në fitimin e kësaj të drejte nga qytetarët shqiptarë si dhe siguroi për mbështetjen e plotë në thellimin e reformave deri në një integrim të plotë në BE me anëtarësimin e Shqipëri në këtë Bashkësi. Sequi vlerësoi si të domosdoshme vendosjen e dialogut politik dhe bëri thirrje për një proces të qetë dhe të ndershëm për zgjedhjet e 8 majit. Në qershor pritet dhe një raport i BE-së së në lidhje me ecurinë e procesit të liberalizimit të vizave në Shqipëri.
Pjesëmarrja e grave në zgjedhje, Wollfarth: Këtë radhë u arritën standardet/Pjesëmarrja e grave në politikë, por edhe angazhimi i tyre si vëzhguesve të procesit zgjedhor janë një ndër arritjet e vendit tonë për përfshirjen e grave në politike. Sipas kreut të prezencës së OSBE-së në vendin tonë, Eugen Wollfarth, Shqipëria ka arritur standardet, ndërsa për këtë e dëshmon më së miri fakti se mbi 50% e vëzhguesve janë femra. “Për mua ishte një gjë shumë e bukur të shihja që në listat e vëzhguesve vendore të kishte aq shumë gra. Nëse jam i saktë pjesëmarrja e tyre në vëzhgim ishte më shumë se 50 përqind. Ne mbështesim këtë nismë sepse gratë në qeveri nëpërmjet kontributit tuaj mund të bëjnë diferencën”- tha Wollfarth. Deklaratat e ambasadorit Wollfarth u bënë gjatë një takimi me përfaqësueset e vëzhguesve vendore të zgjedhjeve të 8 majit.