Autoriteti i Ushqimit bllokon dhjetëra ton mish importi
18/08/2011 Kontrolli në kufi
Dhjetëra ton mish importi janë bllokuar në pikat doganore hyrëse të vendit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Sipas drejtuesve të AKU-së, para disa ditësh është bllokuar në doganë një ngarkesë sasia e së cilës nuk dihej, por verifikimi i origjinës së mishit solli dhe vendimin për bllokim. “Kanë qenë tre kontenierë që unë i kam bërë prezentë pa hyrë në zonën e ndërmjetme, pra pa u paraqitur në inspektimin tonë dhe të doganës. I kam bërë shkresë menjëherë doganës që të kthehen menjëherë mbrapsht dhe ato janë kthyer. Kemi pasur kontakte të vazhdueshme me biznesin dhe ata të gjithë janë koshient që nuk mund të marrin iniciativa të tilla sepse i rëndon xhepin e tyre”,- tha Genc Juka kreu i AKU-së. Në të gjitha pikat e kalimit të kufirit ka ekspertë veterinerë dhe të ushqimit, të cilët kontrollojnë produktet me origjinë bimore ose shtazore. “Ne marrim informacion 24 dhe 48 orë përpara për të gjitha produktet që hyjnë në Republikën e Shqipërisë. Shqipëria merr mish vetëm nga thertore të autorizuara nga Bashkimi Evropian. Ne marrim nga Brazili, nga vende të tjera, nga Amerika e Jugut, por janë të gjitha thertore të licencuara nga Bashkimi Evropian”,- tha Juka. Para pak ditësh AKU kreu një monitorim të plotë të qumështit, ku kryesisht u kontrollua për ngarkesë bakteriale.