E Diel, 1 Nëntor 2026

Lyrical Son me “Për inati t’njani t’jetrit”

Nga Express më 18 gusht 2011 në ora 16:11

Reperi kosovar Lyrical Son pritet që të publikoj së shpejti albumin e tij “për inati t’njani tjetrit.

Reperi ka thënë për gazetën InfoPress se albumin do të promovoj në një klub në magjistralen Prishtinë – Fushë Kosovë, ndërkaq kënga më e re e tyre që do të promovohet është “Për inati t’njani t’jetrit”.

“Albumi përmban 25 këngë. Disa prej këngëve janë publikuar pa lejen tonë në Youtube, por prapë se prapë nuk është bërë dëm. Vetëm sa më janë shtuar fansat. Disa prej këngëve i kemi bllokuar e disa nuk kemi dashur t’i bllokojmë për arsye të fansave, të cilët na kanë përkrahur gjithnjë dhe s’kemi dashur t’ua largojmë këngët nga aty”, ka thënë Lyrical për gazetën InfoPress.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›