Raul mbetet në Schalke

Nga Express më 18 gusht 2011 në ora 18:49
Schalke ka mohuar se sulmuesi Raul është në prag të largimit nga klubi.
34 vjeçari nuk udhëtoi me ekipin për ndeshjen kundër Helsinkit në Europa League por drejtori i përgjithshëm i klubit Horst Heldt ka shpjeguar mungesën.
“Ne nuk deshëm ta rrezikojmë Raulin të lëndohet sepse do të luajmë në fushë artificiale në Hensilki”. P
residenti Clemens Tannies shtoi: “Raul nuk ka paraqitur kërkesë për largim. Ai është futbollist i klasit botëror dhe Schalke kaloi një sezon të shkëlqyeshëm me të gjatë edicionit të kaluar”.
Raul iu bashkua Schalke si transferim i lirë nga Real Madridi vitin e kaluar.