Statusi në BE, Berisha-Valky: Çekia në mbështetje të Shqipërisë
Tiranë- Çekia do të mbështesë Shqipërinë në procesin e marrjes së statusit kandidat për në Bashkimin Europian. Këtë mesazh mbështetës ka dhënë Vladimir Valky, i cili qendron përkohësisht në krye të Ambasadës Çeke në Tiranë, gjatë takimit të tij me kryeministrin Berisha.
Në bisedën e tyre u vlerësua gjithashtu edhe marrëdhëniet mes dy vendeve dhe u rikonfirmua edhe njëherë vazhdimësia e këtij partneriteti dhe angazhimi për të zgjeruar më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat me interest të të dyja palëve.
Gjate takimit te sotem, kryeminsitri Berisha nuk la pa përmendur dhe vlerësuar figurën e ish- Presidentit Havel si një personalitet frymëzues për të gjitha vendet e Evropës Lindore e Juglindore dhe për të gjithë qytetarët dhe intelektualët e lirë të këtyre vendeve.
Shkrime të tjera me interes:
- Berisha: Dialog konstruktiv, për kapërcimin e vështirësive Tiranë- Kryeminsitri i vendit Sali Berisha gjatë takimit me Drejtorin...
- Takimet- Berisha, letra falendërimi Ahmetit dhe Thaçit Tiranë- Krymeministri i vendit Berisha ka shprehur falenderimit e tij...
- Berisha: Investitorët izraelit, interes për Shqipërinë Tiranë- Kryeministri Berisha pas vizitës në Izrael deklaroi sot gjatë...