E Shtunë, 31 Tetor 2026

2012, Burgaj: Ristrukturim i policisë, më shumë masa për parandalimin e krimit

Tiranë Një ristrukturim i polisicë shqiptare është parashikuar të vihet në zbatim gjatë vitit 2012. Struktura e re konsiston në një numër më të lartë të efektivëve dhe inspektorëve që do dalin në terren. Këto deklarata u bënë ditën e djeshme nga kreu i policisë së shtetit Hysni Burgaj gjatë pritjes së organizuar me rastin e festave me njerëzit e medias në vendin tonë.

Sipas Burgajt duhet punuar më shumë për parandalimin e krimeve, edhe pse besimi i qytetarëve tek policia është rritur.

Besimi i qytetarëve te policia është rritur ndjeshëm, kjo shihet edhe te telefonatat që ata kryejnë në sallën operative, por duhet ende punë për parandalimin e krimeve- tha Burgaj.

Ndërkaq Burgaj ka shtuar se ngjarja e Ndroqit mund të ishte parandaluar nëse policia do kishte qënë më vigjilente.

Rasti i Ndroqit duhet të shërbejë si një mësim për policinë. Banorët e fshatit deklaronin se dëgjonin pothuajse çdo natë të shtëna armësh nga shtëpia e autorit dhe nga policia nuk ishte bërë asgjë që një person i tillë, që ka probleme me alkoolin dhe mbi të gjitha, që mban një armë zjarri në shtëpi, të arrestohej në kohë, para se të kryente krimin në familje. Ajo ngjarje mund të ishte parandaluar, në rast se policia do të ishte më vigjilente- theksoi Burgaj.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Raporti vjetor, Burgaj: Do të përjashtohen policët që fshehin krimet Korçë- Do të përjashtohen nga rradhët e uniformave blu të...
  2. Lufta kundër krimit, OSBE dhuron pajisje teknike për policinë Tiranë- Pajisje teknike në ndihmë të punës së policisë shqiptare...
  3. Burgaj: Tashmë femrat edhe në forcat RENEA Tiranë- Femrat tashmë do të jenë pjesë e të gjitha...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›