Folklorizmi partiak në postera, banera e billdbordera, i dalë nga ideologjizmipartiak me pllakata e banderola, i para viteve 90
Nga Besi BEKTESHI
Nuk mund të ketë fushatë më të kushtueshme se sa kjo e sotmja në jetën politike shqiptare. Kjo fushatë ia kalon për nga shpenzimet dekorative dhe postera apo reklama edhe fushatave të mëdha partiake të PPSH-së. Ja kalon në sasi dhe cilësi, por edhe në përsëritje dhe zmadhim deri në pështirësi të plotë. Kalon të gjithë rrugën e superstradës Shkodër Tiranë dhe shikon se në segmentin ku duhet bërë autostrada që lidh Durrësin me Milotin nuk punohet, por posterat gjigandë janë kudo të cilat pengojnë shikimin e distancës normale të syrit. Hyrja në Shkodër po ashtu, dalja nga ajo në mënyrë të shumtë. Hyrja në Durrës dhe sidomos hyrja në Tiranë janë një folklorizëm i pashoq posterizimi absurd i dalë nga pllakatet absurde të PPSH-së dhe marksizëm leninizmit idiot dhe të turpshëm që kemi përjetuar. Por edhe në segmentet e jugut është po i njëjti model që të çon në botën e mrekullisë politike në Shqipëri. Fytyrat e tepruara të lidershipeve dhe kandidatëve, por edhe siglave partiake janë akoma më keq dhe arrogante se dikur ato të EnverHoxhës dhe Byrosë Politike, por edhe të thënieve të marra të komunizmit të tillë shqiptar. Po aq të mëdha në mos më shumë, dhe po aq agresive për syrin e njeriut normal, në mos më shumë. Por ka më... Makina mostro që të gjitha japin këngën e një partie dhe që nuk e kanë të sinkronizuar. Në Shkodër bie fjala, afër Turizmit janë katër makina të tilla që secila e ndez zhurmën e saj me Shqipëria po ndryshon por jo në sinkron. Së paku të tregoheshin disi më inteligjentë dhe të vendosnin këngën të katërta, në një kohë...pikërisht në një kohë. Pak më tej në një pallat dëgjohet kënga Çohu dhe vetëm disa metra më lart posterit-baner të Ramës, është posteri i zotit Meta me nënqeshjen e qetë të tij që duket sikur thotë: Shqipëria po ndryshon, prandaj Çohuni, sepse po vjen Koha për Veprim. Në çdo lagje jo vetëm të qytetit të madh verior, dëgjohet kënga e bluve dhe posterizimi është alarmant. Natyrisht është ngjyra blu dominante. Kurse në Tiranë është portokallia e sotme e socialistëve me të kuqen dhe rozën që dominon, por ama ka edhe blu shumë blu. Muzikë dhe makina që shëtisin me Shqipëria po ndryshon dhe posteri i vogël apo i madh dhe foto e Berishës, i lejon të mos ndjekin rregullat e qarkullimit se.... në fakt nuk ju ka thënë Berisha, por është fushatë dhe natyrisht me foton e Kryeministrit edhe mund të përfitosh, sidomos po të jesh furgon, dhe kërkon të marrësh pasagjerë nga zonat rurale, ku katundarët janë më në qarkullim ditët e sotme. Kam qenë në shoqërimin e dy gazetarëve gjermanë të një reviste tepër të madhe e prestigjoze të shtetit të fuqishëm perëndimor. Njëri prej tyre thotë që: Kushedi sa të pasura janë bërë bashkitë apo komunat me të tilla sipërfaqe të shitura për postera dhe banera apo banderola dhe asete posterizimi në rrugë kombëtare dhe lokale. Ironinë e rastit bëra sikur nuk e kuptova, por vazhdova të shikoj bild-borderin e madh të Mediut ku në sfond dukej edhe zona e Gërdecit. Për njërin prej gazetarëve shifra e të gjithë fushatës elektorale në Shqipëri ishte 100 milion dollarë dhe sipas tij tashmë shqiptarëve ju takonte shifra prej 33.3 dollarë për frymë pesha e kësaj fushate dhe kjo ishte shifra më e lartë në Europë. Ndërsa tjetri e kundërshtonte këtë shifër për tu ulur në 70 milion dollarë. Nuk po ndërhyja në bisedë për të pyetur ku i morët vesh ju këto shifra sepse në fakt se mos sqaroi kush nga partitë, harxhimet KQZ-në dhe ndonjë organ tjetër kompetent në Shqipëri!!!? Megjithatë kjo sforco ishte e tillë sa për tu krahasuar me një shtet diktatorial që harxhon pa hesap për motivet e ideologjisë dhe reklamës së saj në fushata. Një dorë e tillë e lëshuar sidomos nga ato që janë në qeveri është një mënyrë për të kuptuar se sa pa skrupuj janë ato që kanë problem si ta marrin dhe po ashtu ta lëshojnë pushtetin. Por mbas 28 qershorit pritet një lulëzim investimesh dhe pune edhe për shkak që xhepat e shtetit janë plot dhe investimet në mundësitë financiare po ashtu. Ka një ndotje vizive dhe akustike nga fushata elektorale dhe në këtë drejtim folklorizmi ideologjik i yni në fushatë është ndryshe nga bota perëndimore, sepse aty nuk lejohen të tilla ekzagjerime. Mjafton të dimë se bie fjala në Gjermani, por edhe në Francë dhe Britani nuk mund të vendosësh të tilla pllakata gjigande në kaq pak sipërfaqe tokësore dhe ajrore apo banera dhe bildbordera si dhe postera të zakonshëm apo me drita edhe sikur të kesh lekë me thasë. E jo më të jesh parti politike, që në fakt nuk je një fabrikë apo biznes. Fushata politike i kalon me madhësi edhe reklamat e firmave të fuqishme në Shqipëri, të ekonomive që luajnë miliona euro. Politika në Shqipëri si në kohë të PPSH-së, ka më madhësi se sa fabrikat dhe kombinatet. Sot posterat folklorikë të partive të kota dhe që kanë vetëm furgonin e atyre që kanë paguar të shkojnë në miting apo takim si bie fjala PAA, janë më të mëdha se reklamat e një fabrike të modernizuar dhe që ka një bilanc mbi 20-30 milion euro në vit dhe që punon për ekologjinë, që lejon kjo parti të prishet në Shqipëri. Sepse edhe bashkitë dhe komunat ju lejojnë të tilla deformime njerëzve të politikës. Natyrisht fushata ka edhe folklorizmin në zëra të çjerrë dhe muzikë të lartë dhe sidomos të grave dhe vajzave të politikës që në ndjekje të baballarëve të politikës, bëjnë me gisht, me grusht dhe me kyç të gishtit tregues. Bërtasin dhe shajnë apo paralajmërojnë, por edhe flasin në një folklorizëm popullor jashtë çdo etike normale.
Ka edhe premtime të marra (të çmendura) dhe angazhime po ashtu, si bie fjala në qytetin e madh verior të 11 deputetët janë të PD-së që shoqërohen me batutën ja marrsha të keqen Sali Berishës. Nuk e di e ka bërë vaki në jug të thotë ju bëfsha kurban Ramës, ndonjë prej deputeteve të tij, por sidoqoftë këto gra janë më tepër gra të buta dhe të mira lagjesh se sa politikane normale, që emocionet nuk i lejojnë të qëndrojnë në cilësinë e qënies grua me seriozitet dhe integritet politik perëndimor. Njësoj sikur në Itali, një deputete të deklaronte të tilla idilizma dhe zhargonizma ndaj Berluskonit, kuptohet se çfarë do të bënin mediat më të pastaj....!!? Kjo edhe sikur ta ketë seriozisht, por dhe sikur të dojë të tallë... Natyrisht që unë e di, që zonja e ka seriozisht për Berishën. Kurse zëdhënëset e partive janë ato që mund të krenohemi... vërtetë si një vend perëndimor. Në qoftëse ka vend për krahasim me kohën e qoftëlargut në ditët e sotme të fushatës, janë femrat zëdhënëse në të shumtën e rasteve të partive politike. Janë tamam si ato komunistet e inatosura dhe shpirtnxira të dikurshme, që vinin derë për derë të zgjonin nga gjumi për të votuar. Që ulërinin për të partinë dhe që lëshonin zjarr nga sytë dhe goja për lidershipin dhe xhaxhin Enver. Një pjesë kanë qëlluar edhe injorante si biba apo pata, por kanë në shumë raste fytyrë engjëllore që e kalojnë klasën. Në fakt shumë prej tyre do të katapultohen në politikë për tu bërë sekretare lart dhe deri ministre dhe pse jo, për të bërë karrierë të lartë me partinë dhe lidershipin e tyre. Dhe e... meritojnë, sepse ...janë lodhur duke bërtitur përpara kamerave dhe mikrofonave për partinë... E kështu me postera, ngjyra, banderola, billdbordera dhe flamuj, me makina që shëtisin nëpër rrugë dhe bokse të mëdhenj, që ulërijnë, me zëdhënëse që japin shpirtin dhe çdo gjë për partinë dhe rregullojnë veshjen sipër të dekoltesë, me harxhime prej një shteti milioner që është i fundit në Europë për standard jetese, po shkojmë drejt 28 qershorit. Po shkojmë duke uruar të mos shurdhohemi, qorrohemi nga ngjyrat dhe dritat apo fishekzjarrët dhe mos humbim mendjen nga zëdhënëset bukuroshe dhe disa herë edhe të zgjuara. Po shkojmë... në 28 Qershor!!!