Të gjithë Presidentët e mirë, të Shqipërisë pluraliste
Nga Besi BEKTESHI
Në vendin tonë nuk është formuar akoma kultura nderimit të figurave të mëdha politike dhe të përmendjes së postit edhe mbasi ky post është ezauruar si funksion nga personi që e ka mbajtur. Ne vazhdojmë pafundmërisht të vendosim një ish përpara funksionit dhe postit në rastin e emrit përkatës. Sidomos kjo gjë vihet re në rastin e funksionit të lartë të Presidentit të Republikës. Kjo në fakt është edhe një mangësi kulture dhe respekti, por nuk është rasti në këtë shkrim të merrem me këtë problem. Ne në pluralizëm, kemi katër presidentë të Shqipërisë.
I pari është Sali Berisha dhe Presidenti që kishte si nene shtesë kushtetuese të plotfuqishmin edhe në ekzekutiv dhe që rolin e Presidentit, e ka luajtur duke përfshirë fuqitë e mëdha të dy apo tre pushteteve si ekzekutivin, legjislativin dhe drejtësinë. Kishte edhe shumicën në kolonën e parlamentarizmit dhe fare mirë mund të quhet se ishte një President jo i zgjedhur nga populli, por me fuqinë e zgjedhjes nga populli. Mirëpo për vitin 1992 Berisha mund të konsiderohet një President i zgjedhur nga populli, sepse po të ishte një kod i tillë ai me siguri me atë turr që kishte PD-ja, do të zgjidhej edhe nga populli. Në atë kohë PD ishte një lëvizje apo frymë, dhe jo një parti. Ishte një turmë e madhe që kishte shumë shpirta, por që më vonë....u kthye në partinë e vërtetë që është ajo Berishiane sot. Mirëpo me të drejtë mund të thotë dikush se ke harruar Ramiz Alinë si Presidentin e parë të pluralizmit shqiptar. Më vjen keq, por parapëlqej të konsideroj President një sekretar partie të vogël se sa një Sekretar të Parë të Partisë së Punës së Shqipërisë. Dhe nuk them ish sekretar partie për Sali Berishën dhe as ish Sekretar i Parë i KQ të PPSH-së për Alinë. Ramiz Alia nuk u bë kurrë një socialist dhe mbeti gjithmonë një komunist. Është mangësi kjo, apo një kualitet, këtë politika dhe historia e këtij vendi më vonë do ta sqarojë, por....ai mbeti dhe me sa duket do të vdesë një komunist dhe me shumë zor i pendueshëm për veprat e tij, gjatë të gjithë historisë në politikën e këtij vendi gjysmë të mallkuar. Gjysmë sepse...sëpaku tashmë gojën e ka të hapur edhe pse nuk ja var kush. Por po kthehem, te tema e Presidentëve. Berisha është Presidenti që ka 20 vite që bën fushatë dhe ka gjysmën e kohës së diktaturës së konsumuar në politikë përpara demokracisë dhe gjysmën në demokraci, pra këtë 20-të vjetësh të fundit. Kërkon dy gjëra: Pushtetin e PD-së, dhe o Presidentin dikur, ose Kryeministrin që në fakt e ka kuptuar se është më mirë. Sot është ai njeriu më i fuqishëm në Shqipëri dhe shqiptari më i rëndësishëm në planet edhe për nga jetëgjatësia në politikë. Berisha është i rëndësishëm vërtetë dhe nuk mund të jetë kurrë një ish në asnjë drejtim politik. Sepse në fakt është edhe deklarues i një jetëgjatësie të tillë politike të tijën dhe se ka provuar gjatë pushtetin duke qenë si President, Kryeministër, shef i opozitës dhe shef i padiskutueshëm i PD-së.
Pas tij ka qenë Presidenti Meidani. Më i urti dhe pa fjalë, por edhe më i edukuari në mënyrën e presidentimit në Shqipëri. Ai sot nuk është aktiv, por ftesës së Metës nuk ju përgjigj. Dikush në të dy krahët e politikës mundohet ta përshkruajë si një person pa shumë karizëm dhe forcë politike, por Meidani është një qytetar i këtij vendi, me më shumë kulturë se sa duhet, për të qenë një i pranueshëm aktiv, në politikën absurde të ruralizmit shqiptar.
Pas tij vjen Alfred Moisiu ose Presidenti Pensionist i Shqipërisë. Ushtaraku që bëri luftë kushtetuese shumë muaj me Berishën dhe që sot është në krye të Koalicionit për një Parlament të Pastër që ka nxjerrë një listë prej 21 emrash që sipas Gjeneralit në pension nuk duhet të jenë për një arsye apo tjetër në lista për deputetë. Koalicioni dhe vetë Moisiu pas publikimit të emrave që rezultojnë të papërshtatshëm, u sugjeroi partive politike që të rishikojnë pjesëmarrjen e këtyre kandidatëve në garë, ose të paktën renditjen e tyre brenda listave, me qëllim që të kufizohet pjesëmarrja e tyre në Kuvendin e ardhshëm. Kriteret e vendosura për vlerësimin e 165 kandidatëve ishin: arsimimi, kontributi politik, kontributi publik, pastërtia ndaj precedentëve penalë, konflikti i interesit apo edhe ai i ushtrimit të dhunës verbale apo fizike, mbi persona të tjerë. Ndër emrat e publikuar nga ky koalicion si të papërshtatshëm për të qenë pjesë e garës zgjedhore janë 10 emra kandidatësh për deputetë të propozuar nga koalicioni "Aleanca për Ndryshim", 5 prej tyre i përkasin PR-së, 4 PD-së dhe 1 LDK-së. Ndërsa në koalicionin "Bashkimi për Ndryshim", ka 5 emra, 3 prej këtyre kandidatëve janë të PS-së, një i PDS-së dhe një i G99-ës. Në koalicionin "Aleanca Socialiste për Integrim", 2 kandidatë rezultojnë të jenë si të papërshtatshëm; 1 i LSI-së dhe 1 i PSV'91. Për sa i përket koalicionit "Poli i Lirisë", rezultojnë të jenë katër kandidatë si problematikë; 3 kandidatë janë të PDK-së dhe një i LZHK-së. Natyrisht që Presidenti Moisiu kërkon të luajë një rol sot dhe tashmë përpara zgjedhjeve hedh një dorashkë që mbase nuk përfillet nga askush por...ai e hedh.
I fundit dhe në fuqi është Presidenti Topi. Mbas Berishës, më partiaku po të kemi para sysh se Meidani ishte vonë si teserë partie dhe Moisiu po ashtu me cilësi kaq të larta partiake. Por Topi ndërhyn dhe sot ju kërkon partive të mos ndërhyjnë. Pra, Presidenti Bamir Topi u ka bërë apel partive politike të mos ndërhyjnë në ditën e zgjedhjeve, që 28 Qershori të mos kthehet në ditë beteje. Deklarata e Kreut të shtetit 5-së ditë para zgjedhjeve parlamentare u dëgjua në tryezën që Topi pati me krerët e institucioneve kushtetuese me të cilët vlerësoi zgjedhjet si nje eveniment shumë të rëndësishëm. Në takim ishin të pranishëm, Kryeprokurorja Ina Rama, Kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, Drejtori i Policisë së Shtetit, Ahmet Premçi, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, por edhe Shërbimi Informativ dhe Shtabi i Përgjithshëm. Topi kërkoi krerëve të institucioneve kushtetuese që të luajnë rolin që u takon në këto zgjedhje, pasi siç theksoi ai vendi nuk ka më shans për kthim pas. Në fakt përveç Fullanit pothuaj të gjithë të tjerët janë zgjedhje të maxhorancës dhe vetë Topit dhe kjo të krijonte bindjen se Presidenti po i fliste vetes. Topi përmendi kthim pas dhe me sa duket me këtë kërkon të deklarojë se zgjedhjet me standardet e dikurshme nuk janë të pranueshme. Sipas Presidentit, Shqipëria tani është një vend anëtar i NATO-s me një shoqëri të gatshme të arrijë standardet e kërkuara nga ndërkombëtarët. Ai u ka kërkuar krerëve të institucioneve të luajnë rolin e tyre në këto zgjedhje, ku mbi të gjitha siç theksoi Presidenti, duhet të ruhet një klimë e qetë. Në kuadër të thirrjes për qetësi, Topi nga tryeza me krerët e institucioneve ndërkombëtare, u bëri thirrje indirekte partive të japin një mesazh të drejtë në këto votime për zgjedhjen e parlamentit të ri. Partitë të mos ndërhyjnë ditën e zgjedhjeve, tha ai duke u kërkuar në këtë rast krerëve të institucioneve kushtetuese që Pushtetet politike të japin mesazh që dita e zgjedhjeve të mos kthehet në ditë beteje. Duke iu drejtuar krerëve të Institucioneve Kushtetuese, presidenti Topi theksoi se roli i tyre është me rëndësi. Duhet të japim mesazh për institucionet ndërkombëtare-tha më tej kreu i shtetit. Duke folur për situatën para zgjedhore, kreu i Shteti Shqiptar nënvizoi faktin e disa episodeve sporadike, që sipas tij, ishin episode jo të këndshme. Ai i ka bërë edhe një herë apel politikës shqiptare, që në javën e fundit të zgjedhjeve të tregohet përgjegjshmëri. Presidenti Topi shpreh dyshimin dhe frikën se dita e fundit mund të hedhë në erë të gjithë procesin dhe me sa duket ai ka nuhatur diçka. Ose e di mirë se në fund të fundit, kështu është dita e fundit në Shqipëri, me rastin e zgjedhjeve. Ajo gjithmonë i ka prishur ato. Pra të gjithë Presidentët e Shqipërisë.. të mirët Presidentë tonët, nuk bëjnë asgjë tjetër por tregojnë në fakt unitetin kombëtar dhe kushtetues që kemi. Alia është një komunist, Berisha është në fushatë si gjithmonë për të marrë ose rimarrë pushtetin, Meida