Fondacioni "Eleonorë", zbardhet padia e Vorpsve
TIRANE - Zbardhet padia e familjes Vorpsi ndaj Eleonora Bregut, të vetëshpallurës si shenjtorja Eleonorë, e cila dyshohet se u vetëvra në banesën e saj në Tiranën e Re. Ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës, pritej të zhvillohej seanca e radhës gjyqësore, mes 12 pjesëtarëve të familjes Vorpsi, që pretendojnë pronësi mbi sipërfaqen e tokës ku Eleonora Bregu ngriti të ashtuquajturin 'Vakëfi i Shenjtë i Lidhjes Hyjnore' dhe kësaj të fundit, e cila u gjet e vetëvrarë në dhomën e saj të gjumit, mbrëmjen e së martës.
"Detyrimin e të paditurës që t'u kthejë paditësve pasurinë e paluajtshme, truall nr.109/208 me sipërfaqe 2800 m2; pasurinë truall nr.109/ 207 me sipërfaqe 1500 m2; pasurinë truall nr.109/206 me sipërfaqe 2900 m2 (gjithsej 7200 m2) si dhe detyrimin t'i njohë paditësit si pronarë mbi këto 3 pasuri të paluajtshme",- thuhet në padinë e pjesëtarëve të familjes mjaft të njohur tiranase.
Në padinë që po shqyrtohet prej muajit shkurt në Gjykatën e Tiranës, pjesëtarët e familjes Vorpsi, kërkonin jo vetëm kthimin e sipërfaqes së madhe të pronës, por edhe fitimet e munguara, që do të kishin mbledhur realisht nëse do ta kishin shfrytëzuar këtë pronë. Në seancën gjyqësore, pritej të lexohej dhe akti i ekspertimit për caktimin e kufijve të pronës, që pretendohet nga familja Vorpsi. Për shkak se gjykatësja e çështjes ishte me raport, seanca nuk u zhvillua.
(shkrimin e plote mund ta lexoni ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/BalkanWeb)