Komisioni parlamentar i Ekonomisë, miraton me votat e mazhorancës kandidaturën e Ardian Fullanit për Guvernator të BSH
Mazhoranca miratoi sot me votat e saj, në komisionin parlamentar të Ekonomisë, dekretin e presidentit Topi për të emëruar Ardian Fullanin për një mandat të dytë në krye të Bankës së Shqipërisë. Deputetët e majtë në komision e ekonomiës nuk e votuan kandidaturën e Fullanit duke kërkuar që ai të ishte i pranishëm në komision.
Më herët kreu i selisë rozë e ka kundërshtuar kandidaturën e Fullanit në krye të Bankës së Shqipërisë, duke theksuar se mundësia e një mandati të dytë për zotin Fullani, është pamundësi për të riparuar dëmet e konsiderueshme të mandatit të tij të parë.
Miratimi i dekretit të Presidentit kërkon një shumicë të thjeshtë prej 71 votash në Kuvend, dhe kështu vetëm me votat e mazhorancës Ardian Fullani do të rizgjidhet sërish si Guvernator i BSH-së.
Ardian Fullani, është njëri nga tre emrat e propozuar nga kryeministri si anëtar për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, një kandidaturë e miratuar nga ligjvënësit në Parlament.