"Palestina", Berisha bisedime me Izraelin
TIRANE - Kryeministri Sali Berisha do të ndërmarrë një vizitë dy-ditore në Izrael. Ai do të udhëtojë drejt Izraelit ditën e diel ndërsa do të qëndrojë atje deri pasditen e së dielës. Burime pranë tij bëjnë të ditur se në axhendën e kryeministrit janë parashikuar takime me autoritet e larta të vendit.
Gjithashtu mësohet se gjatë takimeve do të diskutohet çështja shumë e debatuar e “Palestinës” si dhe do të kërkojë nga Izraeli njohjen e shtetit të Kosovës. Por ajo që do të ngjallë interes është çështja e zgjidhjes së konfliktit mes Palestinës dhe Izraelit. Shqipëria e shprehu qëndrimin e saj gjatë mbledhjes së OKB-së teksa abstenoi duke shprehur të njëjtin qëndrim me atë të SHBA-ve. Vendi ynë ka një histori miqësie me popullin e Izraelit por edhe me Palestinën.
Ndërkohë që në raport me Kosovën, çështjen më të rëndësishme të diplomacisë shqiptare, si Izraeli ashtu edhe Palestina mbajnë të njëjtin qëndrim. Izraeli nuk e njeh si shtet Kosovën ndërsa palestinezët janë të pozicionuar në të njëjtën valë qëndrimi sikundër Serbia dhe Rusia. Për të dyja këto arsye, dilema që mundon Tiranën nuk është në thelb as Izraeli dhe as Palestina por se me cilin nga dy aleatët e mëdhenj duhet të rreshtohet: Me qëndrimin amerikan apo me atë të BE-së? Por kërkesa e palestinezëve për njohjen e tyre si shtet mori përgjigje në mbledhjen e fundit të Asamblesë së OKB-së.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)