E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ata që flasin dy gjuhë,më të shpejtë në marrjen e vendimeve

Më shumë krijimtari, kapacitet më i lartë në përqendrim deri edhe më shumë besim tek vetja, janë avantazhet e të folurit të dy gjuhëve sidomos i fituar që i vogël. Padronimi i një gjuhe të dytë sa më shpejt të jetë e mundur bën të mundur përparësi në fusha të ndryshme të dijes e të kulturës, dhe të kuptuarit më shpejt se të tjerët se cila është zgjedhja e drejtë në një situatë konflikti.

Ndodh në çdo moment,si të bëhet fjalë për kalimin e semaforit që po bëhet i kuq, apo vendimi i pasimit apo gjuajtjes së topit gjatë një ndeshje. Janë zgjedhje që kanë pasoja të menjëhershme, për tu marrë në kohë shumë të shkurtër. Kërkuesit kanë vënë re se ata që flasin dy gjuhë arrijnë të vendosin në këto situata në mënyrë më të shpejtë, më efikase dhe me më pak mundim, kundrejt atyre që flasin vetëm një gjuhë.

Në studim janë krahasuar dy grupe: një folës të dy gjuhëve që nga lindja dhe
tjetri që fliste vetëm një gjuhë, me moshë bagazh social-ekonomik të krahasueshëm. Performanca e tyre përballë detyrave ja në analizuar duke matur aktivitetin cerebral me anë të teknikave të përparuara të neuroimaging dhe me anë të rezonancës magnetike funksionale. Është vënë re se subjektet dygjuhësh kanë më shumë lëndë gri në zonën kryesore për vëzhgimin e veprimeve tona.

Shkencëtarët deklarojnë se të folurit dy gjuhë që nga lindja ka një influencë të madhe në tru, që optimizohet më vonë gjatë rritjes për të kryer detyra njohëse që kërkojnë vendime të shpejta dhe efikase.

Më të shpejtë, më efikas, me më pak mundim, arsyeja sipas shkencëtarëve qëndron te zakoni i mësuar që në vegjëli i të mbajturit të ndara të dy gjuhët, për të mos krijuar rrëmujë, një aftësi që fëmijët në përgjithësi e fitojnë pas moshës tre vjeçare. Për këtë proces përdoren të njëjtat struktura neurore që hyjnë në lojë në marrjen e vendimeve të shpejta. Duke i përdorur që nga lindja këto struktura ka një avantazh të dyfishtë: një zhvillim më të madh anatomik dhe nevoja për ti përdorur më pak, kundrejt atyre që flasin vetëm një gjuhë, edhe për vendime që nuk janë të lidhura me gjuhën. “Nuk është e domosdoshme të qenit dygjuhësh që nga lindja për të përfituar nga ky avantazh”, thonë studiuesit,” ato vërehen gjithsesi edhe te ata që gjuhën e dytë e mësojnë më vonë, gjatë pubertetit”.

(a.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›