Fondacioni Femijet Shqiptare dhuron 10 mije euro per Shkodren
Per tu ardhur ne ndihme femijeve dhe familjeve te prekura ngapermbytjet ne qytetin e Shkodres fondacioni Femijet Shqiptare me presidente znj. Liri Berisha ka dhuruar 10 mije euro. Ne keto dite te veshtira qe po kalon qyteti i Shkodres eshte solidarizuar duke kontribuar me kete shume ne llogarine e hapur nga Bashkia Shkoder. Fondacioni Femijet Shqiptare me presidente znj. Liri Berisha duke vleresuar me shqetesim situaten e veshtire te krijuar prej kushteve te pazakonta klimaterike te liqenit ne qytetin e Shkodres dhe me qellim perballimin e kesaj situate emergjente kontribuon me vleren prej 10000 euro ne llogarite e hapura nga Bashkia Shkoder per tu ardhur ne ndihme femijeve dhe familjeve te prekura nga permbytjet - thuhet ne deklaraten per shtyp. Gjithashtu fondacioni ka filluar pergatitjet per organizimin e aktiviteteve sensibilizuese per mbledhje fondesh dhe ndihmash te ndryshme per tu ardhur ne ndihme familjeve pasi vlereson se nevojat e tyre jane te shumta dhe emergjente. Fondacioni Femijet Shqiptare eshte prane qytetareve te Shkodres ne perballimin e kesaj katastrofe natyrore.