E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar prioritet i prokurorise

Prokurorja e Pergjithshme e Republikes se Shqiperise znj. Ina Rama zhvilloi dje nje takim me Prokurorin Federal te Mbreterise se Belgjikes z. Johan Delmulle. Delegacioni belg i cili viziton vendin tone me ftese te Prokurorise se Pergjithshme te Republikes se Shqiperise kish ne perberje te tij dhe magjistratet federale z. Eric Bisschop shef i Sektorit kunder Krimit te Organizuar dhe z. Thomas Lamiroy shef i Seksionit te Bashkepunimit Nderkombetar ne Prokurorine Federale Ministria e Drejtesise. Prokurorja e Pergjithshme vleresoi bashkepunimin midis dy institucioneve i cili eshte ndertuar mbi baza te mira duke theksuar se raportet e punes kane qene shume pozitive dhe natyrisht kjo vizite i sherben afrimit te dy zyrave duke e bere bashkepunimin me fleksibel. Gjate takimit znj. Ina Rama beri nje pasqyre te punes se Prokurorise ne luften kunder krimit te organizuar terrorizmit krimit nderkufitar trafiqeve te te gjitha llojeve e pastrimit te parave te sigurimit te kufijve si dhe rolin e prokurorise ne zbatim te ketyre angazhimeve. Veprat penale kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar mbeten prioritet per organet e prokurorise lufta me sukses ndaj se cilave do te arrihet jo vetem me zbatimin e plote dhe rigoroz te ligjit por dhe me forcimin e bashkepunimit dhe bashkeveprimit midis institucioneve shteterore si dhe me institucionet e specializuara nderkombetare ne luften kunder krimit te organizuar dhe trafiqeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›