E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufta e Vlores Imami dekoron 32 luftetaret e 1920-s

Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ka dekoruar disa ushtarake e nenreparte per kontributin e tyre me rastin e 98-vjetorit te krijimit te forcave te armatosura. Teksa vleresoi arritjet e ushtrise shqiptare nder vite ministri theksoi se dikasteri qe ai drejton ka permbushur te gjitha objektivat e synuara ne fillim te vitit per sa u perket reformave apo kontributit ne operacionet jashte vendit si anetare te NATO-s. Arben Imami u shpreh Ne kemi nje kontigjent te forcave speciale qe luftojne duke arritur keshtu per here te pare ne nivele Forcat e Armatosura. Tanime eshte nje fakt i njohur dhe i vleresuar publikisht qe njesite dhe repartet e forcave tona te armatosura sipas misioneve te caktuara kane krijuar nje emer jo vetem brenda vendit por edhe jashte vendit. Po ne mjediset e Ministrise se Mbrojtjes me rastin e 90-vjetorit te Luftes se Vlores u dekoruan 32 pjesemarres te saj. Sipas ministrit Imami Lufta e Vlores ishte perpjekje e kombit per te mbrojtur territorin. Ajo eshte nje nga pikat kulmore te historise sone kombetare pa te cilen Shqiperia nuk do ta kishte kete emer te ndritur qe ka sot. Ndergjegjja kombetare mencuria trimeria dhe heroizmi shqiptar eliminuan nje nder tragjedite me te medha te shekujve ate te copetimit te trojeve per here te trete u shpreh ai. Me rastin e 98-vjetorit te formimit te Forcave te Armatosura Ministri Imami ka dekoruar dhe disa ish ushtarake qe kane sherbyer ne Forcat e Armatosura ne vite.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›