Martohem në New York
Nga Express më 11 shtator 2011 në ora 10:42
Këngëtarja problematike dhe sensacionale Lady GaGa ka thënë se burri i saj gjendet “diku në New York”.
Krijuesja e hitit “Born This Way” – e cila është rritur në Big Apple – ka shpjeguar se ajo e ka parë rrëzimin e kullave binjake më 11 shtator në TV – ka thënë se mendon që në fund do të martohet në New York, qytetin e lindjes, aty ku i ka edhe shokët e saj.
“Kam shkruar shumë këngë të reja për albumin e ri që i takojnë New Yorkut. Mendoj se do të martohem në New York”, tha ajo.