Minatorët 8 ditë grevë uri, nuk pranojnë të mjekohen në spital
BULQIZË- Ka hyrë në ditën e tetë greva e urisë së minatorëve, të cilet janë ngujuar që prej të hënës së shkuar në një godinë të marrë me qera pranë kompanisë ACR, ndërsa gjendja shëndetësore e tyre shkon drejt përkeqësimit. Korrespondenti Enver Doci sqaron se përkeqësimi i tyre lidhet me faktin se nuk pranojnë të mjekohen në spitalin e Bulqizës, ku edhe ndihma për ta është më e specializuar.
Të gjithë minatorët kanë marrë serume e mjekime të tjera vetëm në ambientet ku zhvillohet greva dhe shprehen të vendosur të qendrojnë aty deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Ndërkaq, pjesa tjetër e minatorëve vijojnë protestat jashtë ambienteve ku zhvillohet greva. Ata pritet që sot t’i dërgojnë një shkresë komisariatit të policisë së Bulqizës për të bllokuar rrugën nacionale për rreth dy orë.
Ndërsa, kompania ACR vazhdon të jetë e blinduar me forca të shumta policie.
Minatorët e Bulqizës kërkojnë kryerjen e investimeve në minierë, rritjen me 20% të pagës, largimin nga territori i ACR-së së firmave të tjera të palicencuara e që shfrytëzojnë minierën në mënyrë abuzive, si dhe shkarkimin e drejtorit të minierës së Bulqizës, Medat Zogu.
(m.a/BalkanWeb)