Tavo: Kushtet e opozites, papergjegjshmeri politike
Qendrimin e grupit parlamentar te Partise Socialiste per te mos dhene voten per asnje projektligj te rendesishem, pa u miratuar me pare ndryshimet ne reformen parlamentare, Nenkryetari i Kuvendit Vangjel Tavo e quan nje papergjegjshmeri politike. Sipas Tavos, ky qendrim bllokues po cenon integrimin kombetar te vendit kundrejt interesit personal qe kane disa individe ne Partine Socialiste. Sipas nenkryetarit te Kuvendit, bllokimi i integrimit te vendit po mbahet peng per disa ndryshime teknike qe kerkon te beje grupi parlamentar i PS-se. "Nese do te vinim ne balance integrimin e vendit tone ne Bashkimin Evropian me ndryshimin ne Rregullore, do ta quaja papergjegjshmeri politike, sepse nuk mund te vihet kusht ndryshimi i Rregullores, dhe mesa di une ndryshimet qe kerkohen ne Rregullore jane ndryshime te karakterit teknik, se kur do te jete diskutimi 5-minutesh qe i themi ne, ne fillim apo ne fund te seances dhe te diskutosh dhe te vesh, te krahasosh ndryshimin ne Rregullore, ose ta vesh kusht ndryshimin e rregullores me kushtin e integrimit, eshte nje gje aq e vogel", tha Tavo. Pak dite me pare, Partia Socialiste pervec ndryshimeve qe kerkon te behen ne Rregulloren e Parlamentit, nepermjet kryetarit te saj propozoi edhe 10 kushte te tjera, te cilat nese mazhoranca nuk i miratonte, grupi parlamentar socialist nuk do te miratoje asnje projektligj, i cili kerkon 84 vota ne parlament. Ky qendrim eshte kritikuar nga LSI-ja, e cila i ka kerkuar Partise Socialiste te heqe dore nga qendrimet bllokuese te integrimit te vendit dhe te kthehet ne Kuvend per te votuar draftet e rendesishme, me qellim hapjen e drites jeshile te rruges drejt integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian. Kritikuese ndaj qendrimit te PS dhe 10 pikave te saj, eshte deklaruar edhe Partia Demokratike, e cila ka theksuar se opozita po kerkon te nxjerre pretekste per te bllokuar procesin e integrimit te vendit, ashtu sic beri me liberalizimin e vizave. Sipas demokrateve, kerkesat e opozites jane absurde dhe pa logjike politike, ndaj dhe nuk mund te pranohen.