E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza ekonomike, Bode: Shqipëria ende larg vorbullës

Gjatë fjalës së tij, një konference për shtyp Ministri i Financave, Ridvan Bode pranoi ngadalësimin e aktivitetit tregtar për importet dhe eksportet, megjithatë ai konstatoi se vendi ynë është larg prekjes nga kriza globale 

TIRANE- Ministri i Financave, Ridvan Bode qetësoi sot opinioni shqiptar duke vënë në dukje se Shqipëria është ende larg vorbullës së krizës financiare globale.
Gjatë një konference për shtyp duke u ndalur në një ndër analizat e fundit të publikuara nga ana e Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili e radhit Shqipërinë në grupin e vendeve të rrezikuara nga kriza, Bode ka sqaruar se faktori i vetëm që shihet me rrezik mesatar në këtë grup është niveli i remitancave. Ndërkohë, sipas tij, sistemi financiar dhe investimet janë në klasifikime të kënaqshme.
Gjatë fjalës së tij, ministri i Financave pranoi ngadalësimin e aktivitetit tregtar për importet dhe eksportet, megjithatë ai konstatoi se vendi ynë është larg prekjes nga kriza globale.
"Aktiviteti tregtar ka një farë tkurrje dhe kjo vjen në tregtinë ndërkombëtare, e cila impaktohet në dy aspekte, në uljen e nivelit të eksporteve mineraleve dhe çmimeve të mallrave të importuara", vijoi Bode.
Sipas tij, gjatë dymujorit të parë të këtij viti kemi rënie të vëllimit të eksporteve, për shkak të rënies së eksporteve të mineraleve, ndërsa është vënë re edhe një rënie e volumit në vlerë të importeve për shkak të rënie së çmimeve.
Bode tha se analiza e bërë nga FMN-ja i përket një periudhe përpara muajit janar, kur ne ende klasifikoheshim në grupin e vendeve të varfra. "Por tani Shqipëria ka dalë nga ky grup dhe renditet në grupin e vendeve me të ardhura mesatare", tha Bode.
Kreu i Financave publike, duke iu referuar vizitës së Shefit të misionit të FMN-së në Tiranë, Gerëin Bell, një javë më parë, tha se ai është njohësi më i mirë i Shqipërisë dhe e konfirmoi një gjë të tillë.

Duke u ndalur në masat e marra nga qeveria, ministri Bode renditi situatën e mirë që paraqitet sistemi bankar, kredinë e marrë nga qeveria, i cila i mundëson buxhetit të shtetit të jetë një faktor stabilizues.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›