E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miratohet caktimi e mandateve për zonat zgjedhore

Sot ne Kuvend u miratua vendimi per caktimin e mandateve per cdo zone zgjedhore. Sipas vendimit, ndarja e 140 mandateve zgjedhore është bërë në bazë të një formule të thjeshtë. Ja si do perfaqesohen qarqet 

TIRANË- Ligjvënësit kanë miratuar sot në seancën plenare të radhës me shumicë kartonash projektvendimin për caktimin e numrit të mandateve për çdo zonë zgjedhore, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.
Sipas vendimit, ndarja e 140 mandateve zgjedhore në 12 qarqe të vendit, që përkojnë njëkohësisht me 12 zona zgjedhore, është bërë në bazë të një formule të thjeshtë, bazuar në përcaktimin që ka bërë Kodi Zgjedhor.
Në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit Qarku i Tiranës do të përfaqësohet me 32 deputetë dhe më pas vijojnë me radhë Qarku i Fierit me 16 deputetë, i Elbasanit 14, i Durrësit 13 deputetë, Vlora dhe Korça me nga 12 deputetë secila, Shkodra me 11, Berati 8, Lezha 7, Dibra 6 deputetë, Gjirokastra 5 dhe Kukësi me 4 deputetë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›