E Shtunë, 31 Tetor 2026

I ikin këshilltarët të PS, LSI akuza Edi Ramës

Reagimi erdhi pas largimit të tre këshilltarëve të LSI-së në Vlorë, të cilët iu bashkuan Partisë Socialiste. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili tha sot ne nje deklarate per shtyp se Edi Rama se "po blen në LSI individë të dobët" 

TIRANË -Lëvizja Socialiste për Integrim akuzoi sot kryetarin e PS-së, Edi Rama se "po blen në LSI individë të dobët, të cilët nuk përfaqësojnë asgjë në këtë forcë politike".
Reagimi erdhi pas largimit të tre këshilltarëve të LSI-së në Vlorë, të cilët iu bashkuan Partisë Socialiste. Deklaata u lexua nga sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, ku u theksua se “forca politike që përfaqëson "dënon perversitetin e Ramës, pasi ai është duke dëmtuar rëndë rolin e opozitës në vend''.
Sipas tij, LSI është e vetmja forcë opozitare në Shqipëri me prurje dhe që bënë opozitë të vërtetë.

Tre këshilltarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim ne Vlore deklaruan sot largimin nga gjiri i partisë dhe janë bashkuar më Partinë Socialiste. Tre keshilltarët Albana Hodaj, Artan Licaj dhe Morand Hoxha janë larguar nga LSI me pretendimin se nuk morën asnjë vlerësim nga kreu i kësaj partie, Ilir Meta. Ata kanë preferuar që për zgjedhjet e Qershorti t’i përkasin grupimit të majtë, konkretisht PS.
Pak kohë më parë nga LSI u larguan dy emra të rëndësishëm në strukturat qendrore të kësja partie dhe disa ditë më vonë kreu i LSI në Urën Vajgurore dhe ajo e Shkodrës. Pretendimi i tyre kanë qënë listat e deputetëve të ardhshëm që aspiron kjo parti për zgjedhjet e pritshme parlamentare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›