Fondacioni Nene Tereza ekspozite ne Estoni per punen e misionares
Ekspozite ne Estoni kushtuar jetes dhe vepres se humanitares Nene Tereza. Ky ishte qellimi i vizites dyditore qe Presidentja e Fondacionit Kulturor Nene Tereza Liri Berisha me ftese te kryetarit te grupit parlamentar Estoni-Shqiperi Rain Rosimannus zhvilloi me date 15-16 nentor. Ekspozita u hap ne nje nga ambientet me prestigjioze te Parlamentit te Estonise ku moren pjese kryetarja e Parlamentit Ene Ergma zv. kryetarja e Parlamentit Keit Pentus perfaqesues te grupeve parlamentare deputete ambasadore perfaqesues te institucioneve dhe komuniteteve fetare ne Estoni si dhe miq e te ftuar. Ceremonine e hapi kryetarja e Parlamentit estonez Ene Ergma e cila gjate fjales se saj falenderoi zonjen Berisha per hapjen e ekspozites ne Estoni. Nene Tereza eshte nje figure e shquar e cila i perket jo vetem Shqiperise por mbare botes. Berisha gjate fjales se saj falenderoi perfaqesuesit e Parlamentit estonez per mbeshtetjen e tyre ne hapjen e kesaj ekspozite si dhe te gjithe te pranishmit ne ekspozite duke shprehur se Nene Tereza perfaqeson dhe mbart vlerat me te mira humane dhe njerezore te kombit shqiptar dhe kjo na ben te ndjehemi krenare per origjinen e saj shqiptare tha ajo. Gjithashtu pershendeten ekspoziten dhe kryetari i grupit parlamentar Estoni-Shqiperi si dhe Philippe Jourdan perfaqesues i larte i kishes katolike ne Estoni. Gjate vizites ne Estoni Berisha pati takim me kryetaren e Parlamentit e cila u impresionua nga kultura e pasur e kombit shqiptar pjese e se ciles eshte Nene Tereza dhe familja e saj. Kryetarja e Parlamentit shtroi nje dreke ne ambientet e Parlamentit ku ishin te pranishem perfaqesues te te gjithe spektrit politik ku nder te tjera u bisedua per zhvillime te perbashketa ndermjet dy vendeve. Gjithashtu kryetarja e Parlamentit pergezoi Berishen per ritmet e shpejta te zhvillimit ekonomik dhe atij te turizmit. Me pas Berisha u prit dhe nga drejtoresha e pergjithshme e Politikave per Europen ne Ministrine e Puneve te Jashtme e cila shprehu kenaqesine dhe uroi per liberalizimin e vizave. Gjithashtu gjate vizites ne Estoni Berisha vizitoi dhe spitalin e femijeve te Estonise ku u njoh nga afer me sherbimet e ofruara ne te gjithe pavijonet e ketij spitali.