E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondacioni Shuman PS refuzoi konsensusin e mazhorances per presidentin

Fondacioni “Robert Shuman” në fuksionin e tij si monitorues i proceseve zgjedhore, ka vëzhguar procesin e zgjedhjes së presidetit të ri të vendit në Shqipëri, që prej negociatave, deri te emri i Bujar Nishanit si  kryetar i ri i shtetit. 
Konstatohet se zgjedhja e presidentit ka pasqyruar qartë ndarjet e thella brenda klasës politike Shqiptare, që derivojnë prej zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009 që u fituan nga PD dhe u konsideruan si të ndershme nga të gjitha organizatat ndërkombëtare, por u refuzuan të njihen nga  opozita, pavarësisht nga ndërmjetësimi i Parlamentit Evropian që të njihet fitorja e koalicionit qeverisës.
Në këtë monitorim përmenden si ngjarjet e 21 janarit, që cilësohen si “protesta të dhunshme” kundër Kryeministrit Sali Berisha deri tek fitorja e Lulzim Bashës në 8 maj që siç shkruan fondacioni, “mundi liderin historik të Partisë Socialiste, Edi Rama, pas tre mandatesh në krye të Tiranës”. Në raportin e tij fondacioni Shuman thotë se “opozita ka marrë peng hapat e Shqipërisë drejt BE”. Dhe këtë e mbështet në arsyetimin se zgjedhja e presidentit  kishte kushte të mira për një president që do të misheronte unitetin e vendit. 
Raporti identifikon pak arsye në refuzimin që ju bë nga PS, kandidatit të ofruar qënë krye të herës nga koalicioni qeverisës, Xhezair Zaganjori, ish-ambasadori dhe gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. Në randin e parë që u ezaurua pa kandidat dhe në raundin e dytë siç theksohet, skenari ishte i njëjtë. Në raport thuhet se “opozita vetë nuk ofroi asnjë kandidat duke refuzuar të luajë ndeshjen e institucioneve demokratike”. Kjo ndodhi dhe në raundin e tretë, që kulmoi me tërheqjen nga gara të Xhezair Zaganjorit. Në këtë mënyrë, ky vëzhgim i detajuar i zgjedhjes së Presidentit e ka dhënë të qartë panoramën e përpjekjes së vazhduar të mazhorancës për ti dhënë vendit një president konsensual çfarë u duk qartë gjithashtu se kjo nuk ishte aspak qëllim i opozitës. 
Raport përfundon duke dhënë detaje të CV së presidentit të ri vendit, Bujar Nishani, kryetari i 6 i shtetit që nga rënia e diktaturës. Fondacioni Robert Schuman është  krijuar në vitin 1991 dhe ndër të tjera zhvillon kërkime mbi Bashkimin Evropian dhe politikat e tij duke synuar promovimin e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›