E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi Poni-Whitmore

Zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni gjatë një takimi me Presidentin e Kongresit Europian të Autoriteteve Lokale e Rajonale, Keith Whitmore, ka bërë një pasqyrim të angazhimeve që ka Shqipëria në kuadër të presidencës së Këshillit të Europës, posaçërisht për forcimin e demokracisë vendore. Piketat kryesore, sipas zotit Poni lidhen me rritjen e bashkëpunimit mes të gjitha niveleve të qeverisjes, nxitjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje etj. Zëvendësministri i Brendshëm theksoi se synohet shkëmbimi i përvojës dhe praktikave më të mira, në funksion të zhvillimit të përbashkët me fqinjët. Nga ana e tij, Presidenti i Kongresit Europian të Autoriteteve Lokale e Rajonale vlerësoi arritjet e Shqipërisë në kuadër të forcimit të demokracisë vendore. Ai shprehu bindjen se presidenca e Shqipërisë do të rezultojë shumë pozitive bazuar në programin e saj që i përmbahet axhendës së Kievit, dhe entuaziazmin me të cilin po punohet për realizimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›