E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr ne ish-Kinostudio nuk ka te lenduar

Një zjarr ka përfshirë ambjentet e strudios së një kompanie mediatike në zonën e ish-Kinostudios në Tiranë.

Flakët janë shkaktuar nga llambat e ndriçimit të njërës prej studiove të ndriçimit, por që shumë shpejt kanë përfshirë godinën trekatëshe.

Fatmirësisht nga zjarri nuk pati të lënduar në njerëz, ndërsa dëmi i shkaktuar konsiderohet në vlera të konsiderueshme.

Shërbimeve zjarrëfikëse u janë dashur rreth 30 minuta për të lokalizuar dhe shuar flakët.

Sipas policisë pas veprime paraprake hetimore për shkakqet e zjarrit rezulton që flakët të jenë shkaktuar nga qarku I shkurtër të njërës prej pajisjeve të ndriçimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›