E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fondacioni Turk ndihma per te varfrit

Berat

Familjet besimtare myslimane ne nevoje ne qytetin e Beratit jane kujtuar dje me rastin e Kurban Bajramit vetem nga nje fondacion turk dhe myftinia e ketij qyteti.  250 familje ne nevoje kane marre ndihma ne ushqime dhe mish kurbani me rastin e festes. Atmosfera e festes se Kurban Bajramit ka nisur te ndihet qe ne oret e para te mengjesit kur kane nisur te kryhen rritet fetare te kesaj feste. Myftinia e Beratit vendosi  qe pritjet per kete feste te zhvillohen ne ambientet e reja te Shkolles se Medresese. Prane godines se shkolles se mesme te medresese Vexhi Buharaja mberriten  per te uruar pushtetare lokale si dhe qytetare te shumte. Myftiu i Beratit Murat Durra si dhe drejtori i shkolles se Medresese Sali Boz ka pritur urimet per festen e Kurban Bajramit. Vemendja eshte kthyer dhe per familjet e varfra te ketij qyteti. Ashtu sic thuhet  dhe ne librin e shenjte te besimtareve Kurani qe per Bajramin duhet te ndash me te varfrit nje pjese te mishit te kurbanit per ti krijuar mundesi qe te festojne te gjithe dje jane dhuruar ndihma per familjet ne nevoje. Ne saje te nje ndihme te fondacionit turk Sema ne bashkepunim me Mitropoline dje u jane shperndare ndihma 250 familje te varfra. Shperndarja e mishit te kurbanit dhe ndihmat ushqimore eshte bere nga nxenesit e shkolles se Medresese ku i pranishem ishte dhe vete drejtori i shkolles Sali Boz. Atmosfera e festes se Kurban Bajramit ne kete qytet ka vijuar me pas me dreken tradicionale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›